Ҫamëria e Hagës

0
259
cameria-1
Një miku im nga Gjakova më tha: të lutem më shpjego më shumë për Ҫamërinë e Hagës. Bëhesh fjalë për “shpalljen e pavarsisë së Ҫamërisë, nga një grup i vogël shqipëtarësh qe jetojnë në Hollandë.
Nuk është serioze – thash.
Për personin iniciator, gjeta në internet se qënka i rekrutuar nga grekët dhe se spekullon me patriotët shqipetare (sidomos emigrantët nga Kosova) për të mbledhur para. Në parim ata që morrën pjesë në këtë komedi nuk përfaqësojnë popullsinë e Ҫamërisë, e cila ndodhet me shumicë në Shqiperi, Greqi dhe Turqi. Ҫamët kanë përfaqësim në Shqiperi (PDIU), parti parlamentare, e cila e ka të shpallur strategjinë dhe objektivat e saj të miratuara në forumet e saj. Ҫamët e Amerikës kanë një shoqatë të tyre që është aktive prej 100 vjetësh dhe e cila lobon për ҫështjen ҫame. Në Turqi gjithashtu është krijuar një organizatë e ҫamëve në Izmir. Sejcila organizatë përveҫ problemit kombëtar kanë dhe objektivat e tyre specifike simbas vendit, por të gjitha këto kooperojnë me njëra tjetrën dhe bashkëpunojnë. Bëjnë takime të regullta dhe unifikojnë qëndrimet. Ҫështja ҫame tani ka marrë formë dhe është orientuar në të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.
Në fakt ҫështja ҫame është një problem i brëndshëm i Greqisë, e cila nuk ka zgjidhur akoma problemet e trasheguara nga lufta e dytë botërore dhe nuk ka respektuar konventat ndërkombëtare. Kjo është pikë e dobët e Greqisë, e cila është vënë në opozitë me BE-në dhe me rezolutat e kongresit Amerikan. Ne pikerisht në këto pika po e shtrëngojmë rrethin, për ta detyruar Greqinë të abrogojë ligjin e luftës, i cili ka bllokuar të drejtat e ҫamëve për 70 vjet. Një shtet i fuqishëm ekonomikisht shqipetar (i Shqiperise dhe i Kosoves) do ishte ndihma më e madhe për ҫështjen ҫame.
Ky veprim aventurierësh doli tani që jemi në prag të hapjes së negocimeve me BE-në dhe deklarimit që bëri Komisioneri europian, i cili e këshilloi Greqinë të zgjidhi problemet e pazgjidhura me Shqiperinë duke specifikuar ҫështjen ҫame. Kjo e tërboi qeveritarët, partitë dhe median greke, të cilat u hodhen në sulm me arogancë.
Shqiperia nuk mund të zgjidhi këto probleme me luftë, prandaj e vetmja rrugë është ajo diplomatike dhe nëpërmjet forumeve ndërkombëtare mund të shtëngohet Greqia të ulet në bisedime me Shqiperinë dhe me partinë përfaqsuese të ҫamëve.
Situata globale sot është acaruar shumë. Shtetet po armatosen, është kthyer lufta e ftohtë. Nëse do ketë luftë, ne nuk dëshirojme që të implikohet Shqiperia në të, pasi jemi djegur përherë nga kjo. Kjo u përket fuqive të mëdha. Në këtë periudhë Rusia po mundohet të mobilizojë shtetet sllavo-ortodokse, të cilat janë fqinjë me ne. Greqia koketon në të dyja krahët. Pra ndodhemi në një moment shumë delikat, tamam siҫ ishte periudha e konferencës së Versajës 1919. Atëhere na shpëtoi presidenti Willson, por dhe sot kemi mbeshtetjen amerikane, të cilën duhet ta ruajmë me kujdes, pasi pa të do na shkelin me këmbë. Kjo shpallje e pavarsisë së Ҫamërisë (po të ishte i vërtet) do të thoshte ti hapish luftë Greqisë. Në fakt është një tullumbace, të cilën greket do e përdorin për propaganda, për të na akuzuar për nxitës të iredentizmit, terorizëm, dhe megjithëse ata e dinë mirë që një deklarate e tillë nuk përfaqëson ҫamet dhe as popullin shqipetar. Pra po zhvillohet një luftë informacionale me dezinformime dhe provokime të gjithanëshme. Ne i dimë të gjitha manevrat e grekëve dhe nuk do biem në kurthet e tyre.
Problemi ҫam nuk është ҫështje “folklori” për ne. Ҫamët duhet të rimarin shtetësinë greke që kanë patur, tu rikthehen pronat dhe dëmet e shkaktuara në atë periudhë spastrimi etnik. Kuptohet që jo të gjithë do kthehen në tokat e tyre, pasi është e vështirë të krijosh një jetë nga e para, kur njerëzit janë të sistemuar tashmë me kohë në vënde të tjera. Por do jenë shumë nga ata që do investojnë në rinovimin e shtëpive të rënuara dhe ngritjen e vareve të prinderve të tyre.
Zgjidhja e ҫështjes ҫame do riaktivizojë ҫamët që jetojnë në Greqi, të cilët pjesërisht (brezi i ri) janë asimiluar. Pra me zgjidhjen e kesaj ҫështje vijon një sërë problemesh dhe detyrash të tjera, si psh. njohja e të drejtave juridike si minoritet me etni shqipetare, hapja e shkollave shqipe, përhapja e kulturës ҫame, organizimi etnik dhe bashkpunimi me minoritetet e tjera shqipetare të Greqisë (arvanitasit, emigrantët shqipetar), krijimi i një poli politik-etnik, i cili do përbëjë një forcë të madhe lëvizëse. Kësaj i tremben partitë greke, pasi e dinë mirë se statistikat flasin për një popullsi të madhe me origjin shqipetare. Kështu do e marrim kalanë nga brënda, por me kujdes dhe hap mbas hapi, duke respektuar ligjet dhe duke popullarizuar kulturën shqipetare në Greqi.
Populli grek është thellësisht i manipuluar për gati 100 vjet, pra kjo detyrë është mjaft e vështirë dhe kërkon kujdes. Pranë shaqatës ҫame në Tiranë është ngritur dhe instituti i studimeve ҫame, i cili po kompleton me dokumentacion dhe publikon në vazhdimësi materiale mbi kulturën dhe të vërtetën historike të Ҫamërisë. Një grup juristësh po punon për gjetjen e rrugës më të favorshme të realizimit të planit tonë. Pra ҫështja ҫame ka hyrë në rrugë të drejtë për zgjidhjen graduale dhe pikërisht në këtë periudhë ne nuk kemi nevojë për provokime të tilla, siҫ bëri ky grup në Hollandë. Ditët e fundit ministri i jashtem i Greqise kërcënoi direkt Shqiperinë, duke treguar muskujt, por e morri pergjigjen e merituar nga PDIU-ja dhe nga ministri i jashtëm i Shqiperisë, në fjalën që mbajti këto ditë në Kuvend. Ҫamët e Shqiperisë, Amerikës dhe të Turqisë janë një fuqi e madhe financiare, prandaj pasi të zgjidhen problemet juridike, mund të përbëjnë një forcë të madhe investuese në krahinën e Ҫamërisë.
Ҫamëria do lulëzojë nga e para, dhe kjo do ketë efekte në tërë Greqinë.
Bukuresht, 31.10.2016
Nga: Perparim Demi
cameria
c%cc%a7ameria
cameria-2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu