“​Alternativa e VV-së, abetare e ndryshimit të vërtetë”

0
511

Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjedhur ambientin e hapur në kryeqytet, për të shpalosur alternativën qeverisëse, të cilën drejtuesit e saj e konsideruan si “shpëtimtare të vendit”. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe ata jashtë Kosovës, që t’i bashkohen kësaj alternative dhe të bashkuar të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, pasi që konsiderojnë se partia në pushtet nuk ka më çka i ofron Kosovës, përveçse korrupsion.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, me këtë rast ka kërkuar nga të gjithë ithtarët e tij që të punojnë më shumë dhe të shtrijnë veprimtarinë e tyre edhe jashtë vendit, duke thënë se vetëm të bashkuar mund të realizojnë gjërat që ai i quan të paimagjinueshme.

“Ne duhet të punojmë anë e kënd Kosovës dhe jashtë saj, kudo që janë shqiptarët dhe kudo që janë ata që ia duan të mirën Kosovës. Prandaj le të bëhemi bashkë të bindur se bashkësia e lindë mundësinë, bashkësia e realizon mundësinë, sepse edhe gjërat që duken të paimagjinueshme, atëherë kur jemi bashkë bëhen më se të mundshme, ka thënë ai.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, alternativën të cilën e prezantuan në mbrëmjen e sotme, e ka quajtur abetare të klasës së parë, me anë të së cilës pretendon të ndryshojë gjendjen aktuale në vend.

“E kam ndjenjën se si një abetare në klasë të parë kur i mëson shkronjat prej fillimit, edhe kjo alternativë qeverisëse do të bëhet një abetare e ndryshimit të vërtetë që e pret Kosovën me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Fjalë miradije për Lëvizjen Vetëvendosje foli edhe deputeti Glauk Konjufca, i cili ka pohuar se kjo lëvizje është e vetmja alternativë që i ka mbetur popullit të Kosovës. Prandaj ka thënë se Vetëvendosje po tregon se po ndërton një vizion dhe koncept politik.

“Lëvizja Vetëvendosje po tregon se po ndërton një vizion dhe koncept politik. Përderisa partia e pushtetit nuk ka se çka t’i ofron tjetër Republikës së Kosovës, përveç se korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje po tregon se po ofron një platformë qeverisëse të ardhshme, e cila aq shumë i nevojitet shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Dardan Sejdiu, shpalosi edhe alternativën ekonomike, duke thënë se vetëm kjo lëvizje, mund ta nxjerr vendin nga gjendja e rëndë socio-ekonomike, që ka ardhur si pasojë e keq qeverisjes aktuale./Kosovapress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu