​Kryeministri merret me tema periferike, jo me ngërçin politik

0
389

hasha

Në kohën kur tema kryesore është ngërçi politik që po e lë vendin pa institucione, Kryeministri në ikje, Kryetari i PDK’së- Hashim Thaçi ka zgjedhur që të merret me tema periferike.

Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook një koment të tijin mbi ditën ndërkombëtare të “Habitait”.

Duke dashur që të afrohet me ambasadën amerikane, ai ka vendosur që ta “etiketoi” atë në publikimin e tij.

Lexojeni të plotë shkrimin e Thaçit:

“Sot, Republika e Kosovës i bashkohet botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Habitatit, apo vendbanimeve njerëzore.

Një projekt i rëndësishëm në menaxhimin e vendbanimeve që Qeveria e Republikës së Kosovës me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo është duke punuar është zhvillimi i Hartave Zonale të Kosovës, të cilat përbëjnë përpjekjen më serioze në rregullimin e planifikimit hapësinor, prioritetizimin e investimeve publike në mënyrë që të gjenerohet zhvillim si dhe vendosjen e rendit në kaosin e ndërtimeve në Kosovë. Harta Zonale e Kosovës do të përcakton sipërfaqet dhe masat për: zhvillimin ekonomik, bujqësor, rezidencial, industrial si dhe kushtet ndërtimore; përmirësimin e infrastrukturën teknike të nivelit qendror; përmirësimin e infrastrukturës publike të nivelit qendror; përmirësimin e infrastrukturës sociale të nivelit qendror; mbrojtje nga ndotja dhe degradimi i mjedisit; zvogëlimin dhe minimizimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore si dhe përcaktimin e sipërfaqeve te mbrojtura, Zonat e Veçanta dhe Zonat e Veçanta të Mbrojtura. HTH 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu