​MSH’ja paguan 32 euro produktin e 7 eurove

0
416

ministria-e-shendetesise-kosove

Në qershor të vitit 2013, MSH’ja kishte përgatitur një raport me preparatet e listës esenciale, furnizimin e institucioneve publike shëndetësore me këtë preparat, sasinë dhe çmimin e fundit me të cilën MSH’ja I kishte vlerë preparatet. “Barium sulphati” në këtë raport ka çmimin për litër 13 euro. Në treg blihet 7-11 euro.

Një litër e produktit “Barium sulphate” për pacientët mund të gjendet në treg me çmim i cili sillet nga 7-11 euro, por jo edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri gati dy vjet paguan për një litër të këtij preparati 32.6 euro. Kontrata është nënshkruar në korrik të vitit 2013 dhe është kontratë kornizë për 24 muaj.

MSh-ja nuk ka arritur të arsyetojë se pse që nga korriku i viti 2013 po e paguan këtë çmim. Në mënyrë të përgjithësuar janë arsyetuar me mungesën e listës me çmime referente.

“ Unë sot nuk kam mundur të sigurojë ndonjë kopje të kontratës për produktin në fjalë që t’ju konfirmoj ose mohoj blerjen e produktit me imin e përmendur, por sipas informacioneve që kam, në Kosovë as në sektorin shëndetësor e as sektorët tjera nuk ka listë të çmimeve referente, ka thënë drejtori I departamentit informative në MSH, Faik Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu