​Zhbllokohet Gjykata Kushtetuese, nga 1 tetori kthehet gjyqtari Carolan

0
377

gjyqtari-amerikan

Gjykatësi amerikan, Robert Carolan i cili ishte ka dhënë dorëheqje nga Gjykata para pak ditësh, pritet të rikthehet sërish në detyrë.

Carolan do të kthehet në detyrë nga data 1 tetor 2014. Më herët është raportuar se shkak i dorëheqjes së Carolan, kanë qenë arsyet financiare. Por, po ashtu është raportuar se kanë qenë të paktën dy ambasada në Prishtinë që kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë në lidhje me zgjidhjen e kësaj çështjeje, përkatësisht për të siguruar mjetet buxhetore për gjykatësin Carolan.

Ishte raportuar gjithashtu se mungesa e Carolan në Kushtetuese,e kishte lënë këtë institucion pa kuorum, pra pa mundësinë për të marrë vendime. Njëherit, kjo nënkuptonte që Kushtetuesja, në një mënyrë nuk ishte as funksionale.

Por me rikthimin e tij më 1 tetor, pritet që gjithçka të funksionalizohet.

Kjo nënkupton që Gjykata Kushtetuese mund të përfshihet në zgjidhjen e krizes, nëse Presidentja e pyet prapë Kushtetuesen se si duhet vepruar nëse partia më e madhe nuk mund ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu