104-vjeçari i dha fund jetës me vetëdëshirë, por këtë muzikë e dëgjoi para se të vdiste

0
139

David Goodall, shkencëtari nga Australia, i cili i dha fund jetës vullnetarisht në shtetin zviceran  me arsyetimin se nuk dëshiron të jetojë më për shkak të kualitetit të jetës, në momentet e fundit të jetës së tij ka vdekur duke kënduar këngë të Bethovenit

Shkencëtari Goodall 104-vjeçar nga Australia ka vdekur me vetë-dëshirë në klinikën për eutanazi në Zvicër.

David Goodall, një botanist dhe ekolog i respektuar, ka vdekur sot në klinikën “Live Circle” në Bazel, me drogë të kontrolluar nga doktorët.

“Exit International”, kompania që përfaqësonte shkencëtarin, ka thënë se Goodall ka vdekur duke dëgjuar “Odën e Gëzimit” të Bethovenit.

Gjyshi i cili ka  12 nipave e mbesave, ka arritur që t’iu siguroi 20 mijë dollarë donacion nga njerëzit për të financuar udhëtimin e tij nga Perthi i Australisë në Evropë.

Të martën në një intervistë për CNN-in, dy ditë para vdekjes së tij, Goodall ka thënë se jeta e tij ndaloi të ishte e lumtur para “pesë apo 10 vjetësh më parë” sepse nuk mund të ecte dhe kishte shikim të dobët.

“Jetën e kam kaluar në terren, por tani nuk mund të dal më”, ka deklaruar Goodall në këtë intervistë.

Goodall ka thënë se do të kishte preferuar të vdiste kur humbi licencën e vozitjes në vitin 1998, duke shtuar se humbja e pavarësisë në moshën 94-vjeçare ishte moment kyç në jetën e tij.

“Në këtë moshë,  unë zgjohem në mëngjes, ha kafjall. Pastaj ulem deri në drekë, shijoj drekën dhe ulem. Çfarë kuptimi ka kjo”, kishte thënë David Goodall për CNN-in.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu