15 mijë euro për familjen e këshilltarit serb

0
398

Qeveria e Kosovës vendosi ditën e sotme që ta mbështesë financiarisht familjen e këshilltarit serb të komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili u vra pak ditë më parë pranë banesës së tij.

Kështu, qeveria e Kosovës akordoi një fond prej 15 mijë eurosh dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremoninë mortore të të ndjerit, Dimitrije Janiçijeviç.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës. Dimitrije Janiçijeviçi u vra pranë banesës së tij në Mitrovicën Veriore më 16 janar të këtij viti. Hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij vijojnë ende nga policia e Kosovës.

Janiçijeviç ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu