18-vjeçarja xhihadiste kërkon kokën e kryeministrit Cameron

0
405

18vjecarja

fotook5

Një vajzë 18-vjeçare nga Britania e Madhe,  e cila është konvertuar në xhihadiste, është shprehur se dëshiron ‘kokën’ e kryeministrit britanik David Cameron.

“Insha Allah, me vullnetin e Zotit, do të vijë dhe dita kur të shoh kokën e Cameron-it mbi një gozhdë”, shprehet 18-vjeçarja e cila besohet se ndodhet, në Raqqa, në verilindje të Sirisë.

Postimi i saj është bërë në rrjetin social Twitter, ku ajo pohon se nuk i bëhet vonë nëse do i hiqej shtetësia britanike pas këtij kërcënimi ndaj kryeministrit britanik.

Vajza që mban pseudonimin @UmmKhattab, poston dhe foton e saj, ku shfaqet e veshur në të zeza dhe më një armë në krah.

Në Britani, tashmë është kthyer në një shqetësim të madh konvertimi i një numri të madh qytetarësh në xhihad, fenomen që u shfaq menjëherë pas luftës në Siri. Vetëm numri i femrave të rekrutuara për luftën në Siri përkrah ISIS, shkon në 50.

Anglezet, shumica e të cilave janë adoleshente, dëshirojnë të marrin pjesë në luftimet përkrah ISIS dhe këtë e bëjmë edhe përmes propozimeve për martesë “on line”. Vendi i takimit i privilegjuar për të tilla biseda, është rrjeti social  Q&As, por nuk mungojnë postime të ngjashme edhe në Twitter dhe Ask.fm.

/Shekulli Online/E.H./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu