Shqiptarët të anashkaluar nga dialogu për krizën në Maqedoni

0
344

Nikola-Gruevski-dhe-Zoran-Zaev-565x273

Portali INA javën e kaluar paralajmëroi se faktori shqiptarë është jashtë dialogut politik për krizën politike në Maqedoni.

Javën e ardhshme dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM do të nisin negociatat në Bruksel për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhje.

Ky dialog do të ndërmjetësohet nga evrodeputetët e mirënjohur evropian, Eduard Kukan, Richard Hovit dhe Ivo Vajgl, si raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë.

Siç bëhet e ditur për INA nga burime diplomatike evroperëndimore në Shkup, Bashkimi Evropian po planifikon që të ulë në tryezën e bisedimeve edhe dy liderët e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Në këto bisedime në formë të lehtësueses do të jetë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Ndërsa, më pas partitë shqiptare do të përfshihen në aspektet teknike që do të diskutohen nga gjitha partite parlamentare në Shkup dhe do të ndiqen nga treshja evropiane e deputetëve të Parlamentit Evropian që ka nisur angazhimet dhe planin për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike.

Treshja evropiane janë evrodeputeti slloven liberal dhe njëherit raportues i PE-së për Maqedoninë, Ivo Vajg, Richard Hoëitt nga grupi i socialistëve që dhe njihet si ish-raportues për Maqedoninë si dhe Eduard Kukan nga grupi demokristian pranë PE.

Eurodeputeti Vajgl ka theksuar se roli i tyre do të jetë  lehtësues dhe ndërmjetësues. “Ne do të ndihmojmë si lehtësëues tek palët që ata vetë të gjejnë zgjidhje”, deklaroi Vajgl.

Sipas tij, në Maqedoni ka dy pjesë të krizës, me ç`rast në njërën anë është dialogu politik dhe në anën tjetër hetimet për rastet me të cilat po ballafaqohet ky vend dhe që duhet mbështetje nga ekspertë evropianë.

Përjashtimi i faktorit politik shqiptar nga kjo tryezë do të shmangë fokusin nga problemet reale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët sa i përket avancimit të pozitës së tyre institucionale në Maqedoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu