Thaqi nuk e përmend fjalën ‘Republikë’ para Daçiqit

0
329

Hasha sot

Jemi mësuar që në të gjitha fjalimet e tij, ish kryeministri Hashim Thaqi, tani ministër i Jashtëm, që Kosovës t’i referohet më ‘Republika e Kosovës’, por sot në konferencën ‘Western Balkans 6’, organizuar në Prishtinë, ku për herë të parë morri pjesë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri Thaqi nuk e përmendi fjalën ‘Republikë’., Thaqi u kujdes që të thot “Kosova” dhe jo si gjithmon Republika e Kosovës.

Këtë të paktën nuk e bëri gjatë fjalimit të tij në takimin e përbashkët me ministrat rajonalë.

‘Kosova dëshmoi se ka pjekuri të larte politike. Kjo pjekuri dëshmon konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm. Qeveria ka synim integrimin në NATO dhe në BE. Fqinjesia e mirë është një nga elementet fundamentale për rruhën drejt BE- së’, tha Thaqi ndër tjerash, ku në secilën fjali thoshte ‘qeveria’ apo ‘Kosova’, transmeton zeri.

Ndërkohë që para pak çastesh, në konferencën për media, ku  të pranishëm ishin vetëm Thaqi dhe komisionieri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, Thaqi iu referua Kosovës me fjalën ‘Republikë’, si çdo herë.

Ndryshe pjesëmarrja e Ivica Daçiqit në këtë konferencë, ishte kushtëzuar nga vet ai që të mos shoh askund, madje as rrugës simbole të Rëpublikës së Kosovës, transmeton zeri.info

Konferenca si e tillë, sipas marrëveshjea nuk lejon simbole të asnjë shteti, madje as emërimin e ministrave, me çrast në tavolinën ku ishte ulur Thaqi, shkruante vetëm ‘Hashim Thaqi’ dhe jo posti i tij apo vendi që e përfaqëson. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu