21 vjet nga rënia e Gjeneral Adrian Krasniqit

0
74

Dëshmori i kombit Gjeneral Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi ka qenë student i fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90 vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serb e cila rezultoi më çlirim më 12 qershor 1999.

Me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të Adrian Krasniqit, në Pejë është ngritur shtatorja e skalitur në bronz prej skulptorit të njohur nga Tirana Mumtas Dhrami.

Në 17 vjetorin e rënies është emetuar pulla postare në emër të dëshmorit Gjeneral Adrian Krasniqi, nga Posta e Kosovës.

Kjo pullë postare është vlerësuar si një akt i veçantë nga familjarët, pasi pulla postare do të udhëtojë edhe jashtë trojeve shqiptare, në mënyrë që të bartet imazhi dhe historia e veçantë që kanë bërë dëshmorët e kombit.

Dëshmori i kombit gjeneral Adrian Krasniqi është lindur më 11 tetor të vitit 1972. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu