Arrestohen 8 aktivistë të Vetëvendosjes

0
278

Selia

​Policia ka arrestuar 3 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin duke dalë nga zyra e Lëvizjes për të shkuar në shtëpitë e tyre, thuhet në njoftimin e minutave të fundit të kësaj partie.

“Aktivistët ishin së bashku në makinën të cilën e ndaloi policia. Policia të vetmin justifikim që u ka dhënë ishte: ‘ju keni një laptop me vete dhe ne duhet t’ju dërgojmë tek njësia e krimeve kibernetike për t’ju hetuar’”, thuhet në njoftimin e LVV-së

Ndërkohë Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe 5 aktivistë të tjerë në një makinë tjetër duke i kontrolluar deri në detaje dhe është duke i mbajtur ende të ndaluar pa asnjë arsyetim.

“Aktivistët janë duke i dërguar, me Njësit Special, në stacion policor, njësinë e hetimeve. Kosova po shndërrohet në shtet policor. Kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë”, thotë Vetëvendosje.

Aktivistët e arrestuar janë:

Agron Kabashi

Astrit Dehari

Arbër Sejdiu

Liridona N. Gashi

Arianit Sopi

Shpresa Sejdiu

Egzon Balaj

Zgjim Hyseni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu