Të gjitha mizanskenat e një skene

0
178

Rifat Muriqi

Sipërfaqësore apo e thellë, e pahetueshme apo në sfond, hije e të gjitha hijeve apo çdo njëra veç e veç, në dukje të dëshpëruara dhe të pa perspektivë në atë skenë të mjegulluar më aq shumë interferime nga shumë skenarist perfid, ndonjëri edhe diletant, nën regjinë vendore të përvojës komuniste, në prapaskenën e të gjitha mizanskenave po lind një skenarist në harmoni më kërkesat e shumicës që për dit e më tepër po blejnë bileta për një teatër ndryshe.

Thuhet ndryshe por nuk mendohet as në Vetëvendosjen që ndryshe e nisi dhe ndryshe po e përfundon, e le më për politikat partiake te të gjitha partive që duke i fshehë të përparmet vendorëve kanë zbuluar prapanicën ndërkombëtareve

Loja më emra si të fort, apo të mençur, të shitur apo të blerë, miq të atyre apo të këtyre, të meritave apo të imponuarve, ka degjeneruar aq shumë spektrin e udhëheqjeve politike sa që qytetaret e meritave, diturive, të sprovuarve dhe të atyre qe e dinë se si është mirë dhe si duhet të mendohet dhe të veprohet ndryshe, sado që opinionet, televizionet dhe portalet mundohen ta kamuflojnë realitetin, kan filluar të mendojnë ndryshe.

Ndryshe, sado që të mendohet është më lehtë se sa që të veprohet. Por me qe imponimi u pranua u nënshkrua duhet që të gjitha prapë duke mos e ndryshuar të miratohet si e tillë pa ndryshua as edhe një pikë. Kur them ndryshe duhet të thuhet se ndërkombëtaret dhe ata qe e nënshkruan duhet të merren me ato. Edhe me gjykatën edhe më demarkacionin edhe me asosjaconin. kurse këta që nuk u pyeten asnjëherë nuk kanë obligimin që ta respektojnë asnjë. Sepse asnjë veprim nuk u bë me votën e popullit as në emër të popullit.

Populli nuk i ndërtoj enklavat që ta pranojnë asosjacionin, populli as nuk denoncoj por as nuk kreu ndonjë krim që ta pranojë gjykaten se asnjëri nga populli nuk është pjesë e procesi por ata që se bashku bëjnë politikat sot janë pjesë e atyre proceseve.

Populli nuk e bëri kontrabandë me Gjukanoviqin në Kullë që sot është simbol i imperisë së Malit të Zi që të lëshojnë pe bash në Kullë, as që të pranohet tokë e pa qen në bjeshkët e Radacit ose në qaf Hajlë që të thuhet që kufiri bën edhe të mos jetë sipas praktikave ndërkombëtare. Populli nuk kërkojë donacione nderkombtare për modernizimin e pikës kufitare me Shqipërinë, që mund të ndodhë siç ndodhi tek dy Gjermanit, që ta prishin edhe këtë për një ditë. Nuk është fajtorë as për shitjen e aseteve nacionale që të ruhen në trezorët feudale si pasuri individuale.

Kur flas për popull , nuk flas për një nocion abstrakt të tridhjet , dyzet apo tetëdhjetë milionëve, ku askush nuk njef njeri tjetrin por si një nocion praktik të dymilion banorëve, ku çdo njeri njehë çdo njërin dhe të kaluarën e çdo njërit dembabadem.

Në Kosovë askush nuk mund ti shes askujt dushk për gogla, as në politik bërje, as në merita, as në ndershmëri. Të gjithë e dinë ose munden më e ditë se çka hanë dhe më kënd flenë ndonjë ministër nëse nuk flenë me gruan e vetë. Dihen atdhetaret,

luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët( edhe ata që u kontrabanduan) të pandershmit dhe tradhtaret.

Më qe gjithçka dihet ku opozita dhe pozita janë të parapërcaktuar nga ata (??), populli për ditë është gjithmonë e më prezent me injorimin ndaj të imponuarve te të gjitha llojeve. Unë besojë në ditën e re të Linkolnit, dhe Helmut Kohlit. Për hir të se ardhmes së popullit shqiptarë le të humbin të shiturit pushtetarët dhe tradhtaret.

Edhe një herë e përsërisë unë besojë, më qe është ende është gjallë Linkolni, na nevojitet Helmut Kohli.

Shkruan: Rifat Muriqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu