Vdiq Profesor Fehmi Kelmendi

1
343
Fehmi Kelmendi
Profesor Fehmi (Ymer) Kelmendi (1930-2015)

Njoftojme që me datë 30.12.2015, në moshën 85 vjeçare, në Biel të Zvicrës, ndërroi jetë prof.Fehmi Kelmendi nga Presheva.

Lugina e Preshevës dhe Lëvizja Kombëtare humbi një intelektual të mirëfilltë dhe një veprimtar të devotshëm të kauzës kombëtare shqiptare.

I ndjeri, gjatë jetës së tij punoi si profesor i historisë ne edukimin e shumë gjeneratave në Preshevë. Fehmiu ishte i përndjekur si veprimtar politik nga shteti Jugosllav për çka dhe u detyrua të mërgonte jashë vendit. Për shumë vite jetoi dhe punoi në Zvicër duke mos e ndalur për asnjë moment aktivitetin e tij në funksion të Bashkimit Kombëtar.

Është autor i shumë veprave letrare dhe historike që u botuan në Zvicër.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 02.01.2016, në orën 14:00, ne Preshëvë.

1 Koment

  1. In memoriam: Fehmi Kelmendi
    PËRKUSHTIM I PLOTË KOMBËTAR SHQIPTAR DHE KRIJUES I DENJË
    -Edhe një rast i hidhur,shok,mik e sivëlla atdhetar i flakët jetik,krijues universal…
    Me këtë rast,duke mos i përsëritur pjesët stereotipe për shumicën e personaliteteve të ndjera të vitit,i cila porsa përfundoi,sërish me një si licet comporari(ajo e cila mund të krahasohet)dhe mutatis mutandis(ajo e cila mund të ndryzhohet),më duhet t’i potencoj vetëm ca nga elementet më karakteristike,pa hyrë në gjërësinë e atyre të cilat janë të njohura botërisht,sado që Prof.Fehmi Kelmendi kishte dhe ka edhe elemente shumë të panjohura,ca nga të cilat unë i kam paramenduar, por edhe supozuar që moti,qoftë nga kontaktet jo shumë të shpeshta dhe dekada me radhë edhe të pa njohura,por të supozuara dhe shumë cilësore e përmbajtësore.
    Duke ia njohur dekada me radhë të gjithë vëllezërit e tij,me dy sish duke bashkëpunuiar edhe me vite të tëra në të gjitha dimensionet,në radhë të parë nga aspekti kombëtar,si, Zenelin,Aliun dhe Hevziun, sikurse edhe familjen tjetër,deri te Liburni,qysh si fëmijë,më pas edhe me një miqasi më të afërt edhe me dy heronjtë kombëtar:Skënder Kadriun-Presheva dhe mikun e shokun e tij,bashkëpunëtorin e përjetëshëm të tij dhe timin,Liman Stanecin,po ashtu Hero i Kombit Shqiptar,duke u vizituar familjarisht me që të dy me vite të tëra,deri në fund të jetës,sepse,birin e këtij të fundit,sikurse edhe dajën,Agimin e kam dhëndërr origjinal,nga ana e time motër,pasi nga që të dy heronjtë e kombit mësova shumë gjëra me vlera të rënda kombëtare,vite me radhë,duke përfëshirë edhe sekretet reciproke me vëlerë historike?!
    Por,t’i ik sa të jetë e mundëshme sërish digresionit,sado shkencor,edhepse me vlera kapitale kombëtare, të kthehet në mënyrën më koncize rreth takimeve,jo shumë të shpeshta cavjeçare,por tejet të frytëshme dhe përmbajtësore,të cilat,poashtu,për një kohë të gjatë mbeten,tejet konspirative, duke mos i dëmtuar eventualisht,edhe mëtej më të afërmitë e tyre,sidomos në sferën e karrierës tejet konspirative dhe përmbjatësore.
    Më kujtohet, sidomos,për tu theksuar,kur që të katër vëllezërit,duke filluar që nga më i moshuari, Aliu,kur Zeneli në mënyrën më konspirative të kohës,por ma tha shumë haptazi se iniciatorë,themelues kryesor dhe kryetar i viteve të para,me kërkesë për të gjith katër vitet,mandatet e mundëshme, formalisht të Shoqatës Letrare “Shkëndija” që nga dy qendrat në nivel botëror e deri në Uskanë,realisht me mandat të pakufizuar më konspirativen:”BeÇBaKoShB-a”(lexo:”Besëlidhja për Çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit”),të cilën për herë të parë e nominova pjesërisht gjatë paraqitjes,prezentimit gojor dhe vetëm titujve të të tria kumtesave voluminoze shkencore,në organizim të Akademisë së Shkencace dhe Arteve të Kosovës dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës prej rreth 80 faqeve gjatë Simpoziumit Shkencor: “Shqiptarët dhe Evropa:dje,sot dhe nesër,”As Federatë,as Konferatë,por Referendumi për Ribashkimin Gjithëkombëtar Shqiptar” dhe:”Si të zgjidhet çështja e Kosovës-Shqiptarëve”,me pritje të paparë në mesin e 13O shkencëtarëve shqiptarë dhe deri Evropë dhe Amerikën e largët mike të përkatësive të ndryshme gjuhësore-botërore (sic?!)
    Me këto të dhëna,bile paraprakisht ishin të njoftuar vite me radhë,edhe tanimë i kalimit në amshim,Fehmiu,më pas edhe Aliu etj.,me të cilët ishim në bashkëpunim permanent,sado në nivelin më të lartë konspirativ.
    Bile me një rast,gjatë gjykimit të të katër vëllezërv dhe dënimit të treve sish,Zeneli më informoi në afatin më të shpejtë optimal se:”Ti ishe nën survejimin më të rrept,kur organet hetuese serbo-jugosllanë më ishin kërcnuar që nga Vraja”,ndërsa Zaneli ishte angazhuar për të më mbrojtur,duke e ironizuar me sa fuqi,duke e zbutur gjendjen deri në forumet më të larta, shtetërore-federative, por…ishte e kotë…
    Në mënyrn dhe më të thuktë më pas u zhvilluan edhe biseda dhe veprimtari deri në nivelin më të lartë patriotik shqiptar me kohë të tëra,deri në ndarjen me angazhime pune,duke qenë që të gjithë të servijuar dekada me radhë,duke mos pasur informacione,jo vetëm gjatë qëndrtimit tim me muaj dhe vite të të tëra në Itali e Zvicër,më pas në Gjermani,Belgjikë,Danemarkë,Suedi,sërish në Gjermani, ku edhe familjarisht vepruam rreth gjashtë vite të tëra për hulumtimin dhe veprimtarinë kruciale shumëdimensianale,të mundimshme,por edhe të rrezikëshme,bile edhe me peripeci të shumta,për çka,nuk kisha informata të rregullta deri këto ditë se ku gjendej miku dhe bashkëpunëtori shumëvjeçarë,pasi duket se ai paska qenë nën konspiracionin më efektiv vite dhe dekada me radhë!
    Sado që humbja e madhe,ende pa u realizuar synimet tona kryesore,ndër të cilat,ndofta ndër vendet me probleme më të theksuara,ose më e theksuarja është pikërisht Kosova Lindore e tij dhe e jona e dashur,Prof.Fahmi Kelmendi,sikurse edhe familja e tij e nderuar dhe e imja,si ata që kanë kaluar në amshim,por edhe ata që veprojnë në mënyrë sui generis edhe sot e tërë ditën e lume,bile në të gjitha trojet dhe në diasporën e madhe shumëmilionëse shqiptare,e ka kryer detyrën vazhdimisht me nder,duke përfshirë edhe veprimtarinë e tij shumë të bujshme,jo vetëm kombëtare,por edhe krijuese universale deri në nivelin më të lartë kreativ dhe gjithëpërfëshirës.
    Me ngushllimet kombëtare dhe familjare,të miqasisë së përjetëshme dhe kujtesën shekullore!
    Me pietet të thellë,
    Sali Ramadani-Uskana
    PS(Ri)botoni si artikull ose artikull-KOMENTnë të gjitha mediatë e shkruara dhe elektronike,konform pengesave të njohura stereotipe mafioze!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu