“Lufta” Thaçi- Veseli e “rrëzoi” PDK-në

0
126

kadri-veseli-hashim-hachi

Ndërrimi i lidershipit të PDK-së dhe keqqeverisja në Komunën e Drenasit, vlerësohen të kenë qenë arsyet e dobësimit PDK-së në këtë komunë, e cila për herë të parë pas 16 viteve qeverisjeje me Drenasin, ka shkuar në balotazh me NISMA-n, në zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër, analisti politik, Jon Leka në një deklaratë për Gazetën Blic konsideron se në PDK ka një luftë të ashpër ndërmjet krahut të Thaçit dhe atij të Veselit.

Pra, shton ai, lufta brenda PDK-së është më e madhe se ç’shohim në vitrinë.

“I njëjti konflikt çoi edhe në ndarjen e Jakupt Krasniqit, Limajt e tjerëve por jo me pasojë aq të mëdha si tash për bazat, ngase megjithatë Hashim Thaçi ishte një figurë uniteti brenda partisë”, thotë Leka për Gazetën Blic.

Sipas tij, dobësimi i PDK-së jo vetëm në Drenas, besoj në vende tjera do të ndodhë edhe më drastik, ka të bëjë me këtë luftë brenda llojit.

“Fragmentarizimet e kanë këtë çmim dhe ato do të shkojnë në favor të opsioneve tjera politike, respektivisht më shumë AAK-së se tjerave!”, tha ai.

Kursi, njohësi i rrethanave politike, Krenar Shala në një prononcim për “Gazeta Blic” duke mos e përjashtuar mundësinë se dobësimi i PDK-së në Drenas ka ardhur si rezultat i largimit të Hashim Thaçit nga kjo parti dhe shkuarja e tij në Presidencë, theksoi se keq-qeverisja në këtë komunë ka qenë shkaku kryesor i dobësimit të saj.

“Dalja e Hashim Thaçit, respektivisht zgjedhja e tij si president vuri në aksion fraksionet e ndryshme brenda, të cilat dallojnë nga njëra tjetra për nga ideologjia: në njërën anë kemi enveristët e moderuar dhe në anën tjetër pseudoliberalët. Plus këtyre i kemi edhe dy tabore të aspektit strukturore konkurruese: të ashtuqujaturit të SHIK-ut me në krye Kadri Vejselin dhe tjerët që i ka rekrutuar Thaçi pa lejen e të parit”, konsideron Jon Leka.

“Mendoj që shkaku është keq-qeverisja. Paralelisht me këtë shkak është edhe ndërrimi i lidershipit të partisë. Nuk përjashtohet mundësia që ky rezultat është edhe shprehje e rivalitetit në mes të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit edhe pse refuzoj të besoj në kesij lloj teorish konspirative. Konsideroj që shkaku kryesor është keq-qeverisja, e cila ka shkaktuat mos-besim të theksuar në këtë parti megjithë potencialin e saj klientelist”, ka thënë Shala.

Drenasi ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme javën e kaluar më saktësisht më 4 Dhjetor. Në garë për kryetar të kësaj komunë kanë qenë 6 kandidatë prej tyre një i pavarur.

Ndryshe në këtë komunë do të mbahen përsëri zgjedhjet. 18 Dhjetori i këtij viti është data në të cilën janë caktuar të mbahen ato, ku dhe përfundimisht do të dihet se kush do të qeverisë në Drenas, ndërmjet PDK-së me Ramiz Lladrovcin dhe NISMA-n Isa Xhemajlaj. /GazetaBlic.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu