Abdixhiku e zbulon skemën se si po vidhet shteti!

0
139

Analisti politik, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas humbjes së PTK-së rreth 30 milionë euro nga Gjykata e Arbitrazhit. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se kjo skemë e vjedhjes së shtetit është shumë e thjeshtë, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Dënimet e arbitrazhit janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit. Janë përdorur nga oligarkët në plot shtete të ish Bllokut Sovietik. Po përdoren edhe sot në Kosovë.

Skema është e thjeshtë. Shteti, nëpërmjet ndërmarrjeve e institucioneve publike, bën kontrata me biznese që i zgjedhë. Këto kontrata, më pas, shteti i shkelë vet. Bizneset e zgjedhura, ndërsa, dërgojnë shtetin në gjyq. Marrin dëmshpërblim milionësh si përfundim. Kështu, paratë e shtetit, me miliona e miliona pra, nëpërmjet rrugëve krejtësisht ligjore kalojnë tek privatët si në hiçgjë. Këtë herë, në këso skeme pra, 30 milionë euro para publike kaluan në llogari private.

Kosovën kanë vendosë ta rrëzojnë për toke. S’kanë me u ndalë derisa ta rrëzojnë e shkelin krejt. Bëhuni gati për dënime të tilla plot. Më i madhi që po na vjen është ai i Axos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu