Momenti kur ushtarët britanikë vrasin dy ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

0
254

Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, që festonin 9-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës u qëlluan për vdekje nga forcat britanike në Prishtinë.

Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në minutën 0:15 të videos shihet momenti kur njëri nga të vrarët ngrit dorën lart duke kërkuar ndihmë dhe bie pa ndjenja mbi veturë.

Në videon nga arkivi i Associated Press thuhet se trupat britanike hapën zjarr ndaj tyre kur automjeti në të cilin ndodheshin ata filloi të lëviz drejt pozicioneve të tyre.

Një nga të vrarët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

Sipas përshkrimit të AP-së, trupat britanike ishin ftuar që të ofrojnë siguri për 50 serbë që strehoheshin afër ku kosovarët me flamuj, fishkëllima dhe vuvuzela festonin në kryeqytetin kosovar.

Sipas AP-së, nga i gjithë incidenti janë dëgjuar tetë të shtëna.

Në video shihet edhe një femër që ka qenë në vendin e ngjarjes, e cila konfliktuohet me forcat britanike për reagimin e tyre të tepruar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu