30 Fëmijë nën 3 vjeç të masakruar nga grekët në Çamëri

0
188

Burimet historike të historianëve, dëshmitarëve okularë dhe ushtarakëve grekë janë të tejmbushura me prova dhe dëshmi të masakrës që përjetuan myslimanët e Çamërisë.

Gjithmonë e më shumë burime pohojnë gjithashtu se oficerët britanikët e inkurajuan Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre.

Koloneli Chris Woodhouse njëkohësisht shefi i misionit ushtarak britanik në Greqi raporton: “I inkurajuar nga Misioni i Aleatëve e drejtova Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre;” (Viranda Vickers, The Cham issue) I njëjti oficer shkruan sërish në një raport zyrtar në 1945: “Çamët e meritonin atë që pësuan, por metodat e Zervës ishin shumë brutale.” (PRP/FO, 371/48094).

Por, ajo që është më e tmerrshme është një dëshmi e kolonelit grek të ELAM-it Nikos Ziangos, i cili raporton një nga masakrat masive që ju bë fëmijëve të vegjël në Çamëri.

Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004.

Në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu