Flete Avokati Tome Gashi

0
56
Avokati Tomë Gashi ka thënë se arratisja e Remzi Shalës nga Gjykata Speciale do t’u shkaktonte dëme të mëdha edhe të ftuarve tjerë nga kjo gjykatë.
“Unë këshilloj Remzi Shalën që të paraqitet para kësaj gjykate sepse do t’i bënte dëm vetës së tij dhe të ftuarve të tjerë”.
Gashi në “Debat Plus” ka thënë se mos përgjigja ndaj Gjykatës Speciale nga ana e të ftuarit Remzi Shala do të ishte si shkak për këtë institucion që të mbante në paraburgim edhe të ftuarit e tjerë.
“Në liri, shumicën e kohës janë mbrojtur edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ata kanë qëndruar në ambientet e burgjeve vetëm gjatë kohës sa ka zgjatur gjykimi”.
Avokati ka thënë se Gjykata Speciale ka parashikuar edhe dënime me burgim të përjetshëm dhe mbetet e rrezikshme për individët.

“Qelitë në burgjet e Hagës janë 6×6 metër. Objektet mbeten të njëjta, për ata që i kanë parë më herët”.
Gashi thotë se formimi i Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët është një padrejtësi.
“Nuk është dashur të pranohet një gjykatë nacionale”, tha ndër të tjera Tomë Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu