50 vjet në kërkim të drejtësisë, kërkojnë kthimin e tokës së privatizuar nga AKP

0
252

Djali i Demir Haxhes

Po bëhet gjysmë shekulli që kur djemtë e Demir Haxhës po enden dyerve të gjykatave të Kosovës, në përpjekje për të kthyer tokën e të atit të blerë në vitin 1943.

Kjo kontratë e lidhur në majin e vitit 43, atë kohë mes Demirit dhe 3 shitësve, dëshmon se ai i bleu 4 hektarë në fshatin Arllat, tokë e cila iu mor nga shteti në vitin 1958, raporton Koha.net.

Por, të bijtë e tij kishin nisur betejën me shtetin që në vitin 1967, e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme, edhe pse toka tashmë është privatizuar dhe ka pronar të ri.

Rrahim Kastrati tregon se edhe gjatë viteve ’80-a kishte kërkuar me ngulm kthimin e tokës, por edhe pse asnjëherë decidivisht nuk i ishte refuzuar lënda, as përgjigje pozitive nuk kishte marrë. Ai thotë se do ta kishte riblerë tokën e të atit sikur ta dinte se ajo do të privatizohej.

E gjatë kësaj kohe ata e kanë punuar tokën me të cilën edhe kanë mbijetuar.

Megjithatë AKP-ja, nëpërmjet një komunikimi elektronik, ka thënë se nuk shet prona private, por ato shoqërore, duke iu referuar palëve që t’i drejtohen Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, transmeton Koha.net.

Por vëllezërit Kastrati thonë se në shkurtin e këtij viti kanë mbajtur një seancë në Dhomën e Posaçme, por ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me fatin e tokës së tyre, e cila tashmë është mbushur me dhe, pasi që është shpronësuar për trasenë nga ka kaluar autostrada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu