54 vjet burg për “shokët” e Bllacës

0
174

(E plotësuar) Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shpallur dënimet në rastin “Bllaca 2”. Sipas vendimit, Sadik Abazi është dënuar me 12 vjet burgim, Driton Hajdari me 7, Bekim Syla me 12, Shaban Syla me 8 dhe Shpresim Uka me 15 vjet.

Dënimet janë shpallur, pavarësisht se në sallë mungonin tre të akuzuarit, Shpresim Uka, Driton Hajdari e Bekim Syla, për të cilët është lëshuar një urdhër-arrest.

***

Arratisen “shokët” e Bllacës

I paraparë për tu shpallur në ora 14:00, aktgjykimi i “Bllaca II” është shtyrë së paku për një orë pasi që tre nga pesë të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancën përfundimtare ku do të shpallej vendimi.

Për Shpresim Ukën, Driton Hajdarin e Bekim Sylen trupi gjykues ka lëshuar menjëherë urdhër-arrest, ndërkaq ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të bëjë sjelljen e tyre në gjykatë brenda një ore.

Shaban Syla dha Sadik Abazi ndërkaq janë paraqitur në Gjykatën Supreme dhe janë në pritje të sjelljes edhe të “shokëve” të tyre që nuk u paraqitën vullnterarisht në Gjykatë.

Tre te arratisurit dhe dy të tjerët kanë qenë të mbrojtur në liri.

Pesë të dyshuarit akuzohen për një vrasje dhe dy tentim vrasje, ndërkaq aktakuza ndaj tyre ishte ngritur pas denoncimeve publike që i kishte bërë i vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca në nëntor 2009.

Kjo akuzë është e dyta pas denoncimit që i kishte bërë Bllaca dhe pretendon se në këtë cilësi ka kryer vrasje, plagosje, rrahje e shantazhe.

Nazim Bllaca është shpallur dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu