A e din Presidetja rolin e vërtet të fuçive të medha të evropës së vjetër ?!

0
28

REAGIM

Me rastin e ndërrimit të Komandantëve të KFOR-it, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në fjalimin e saj falënderues, mes tjerash deklaroi: “Ndërrimi i komandave të misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, për KFOR-in dhe për misionin paqeruajtës në këtë pjesë të Evropës. Burrat dhe gratë – pjesëtarë të KFOR-it – kanë luajtur një rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, të mirëkuptimit ndëretnik dhe të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, që ndikoi në krijimin e kushteve të bashkëpunimit dhe kooperimit në periudhën e pas konfliktit. Misioni i KFOR-it që erdhi natyrshëm pas intervenimit të NATO-s për të ndalur konfliktin dhe për të parandaluar gjenocidin është tejet human”, ka thënë ajo.

Presidentja e emëruar përkohësisht në këtë post, nuk e ditka se shprehja KONFLIKT në diplomaci përdorët vetëm për trazira të brendshme!?

– Ajo nuk e ditka se këtu fjala nuk është për KONFLIKT të BRENDSHËM, por se fjala është për LUFTËN 133 – vjeçare të Popullit Shqiptar për liri nga pushtimi i pushteteve kriminale të popullit serb. Pra fjala është për luftën shekullore shqiptaro – serbe, e jo për konflikt të rastësishëm! Vetëm në luftën e fundit pushteti hitlerian i Millosheviqit e morri përkrahjen e kishës ortodokse serbe dhe të popullit serb në 4 referendume. Prandaj të gjithë serbët e moshës madhore që i kanë votuar referendumet e Millosheviqit janë kriminele që kanë miratuar dhe që kanë zbatuar krimet e regjimit serb. Numri i serbëve që nuk ka bër krime është shumë i vogël dhe ai kufizohet në disa intelektualë dhe në ata që para 1999 kanë qenë nën moshën 15 vjeçare.

– Ajo nuk e ditka se kufiri mes Kosovës /Shqipërisë/ e Serbisë, deri me 1878 shtrihej te Nishi dhe se me përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane të Perëndimit e të Lindjes Serbia dhe mali i Zi okupuan krahinat shqiptare të veriut deri te kufijtë e sotëm të ish – KSA të Kosovës e të Shqipërisë londineze.

– Ajo nuk e ditka se Serbia e Greqia e okupuan edhe Çamërinë edhe Kosovën qendrore edhe Maqedoninë Perëndimore Shqiptare me përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane të Perëndimit e të Lindjes me 1913, dhe se të gjitha këto i përsëriti edhe Jugosllavia Titiste me 1945 me përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane të Perëndimit e të Lindjes.

– Ajo nuk e ditka se edhe me 1999 me përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane të Perëndimit e të Lindjes kufijtë armiqësor “ndërkombëtar” brenda territoreve tona etnike kombëtare shqiptare mbetën aty ku ishin dhe se me ndihmën e tyre tani kombi shqiptar jeton i ndarë në 6 shtete, i shliruar por jo edhe i çliruar nga ushtritë e policitë dhe pushtetve e huaja.

– Ajo të mos harrojë se në Konferencën e Rambujesë të 1999, delegacioni nga Kosova u detyrua nga Fuqitë e Mëdha ta pranojë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe autonominë substanciale nën okupimin e Beogradit me kobure në kokë, duke iu kërcënuar se nëse kjo nuk do të pranohet, me Kosovën ka me ndodh ajo që po ndodh me Çeçeninë dhe i cili kërcenim po vazhdon të përdoret edhe sot për zbatimin e Planit antishqiptar të Ahtisarit.
– Ajo duhet të ju thotë hapur se Intervenimi i Brukselit ne vitin 1999 motiv kryesor kishte ndaljen e zhvillimit e të zgjerimit të UÇK-së dhe shpartallimin e saj si dhe mbajtjen e shqiptarëve të ndarë dhe nën sundimin sllavo-grek.

– Ajo si Presidente e Kosovës do të duhej të thotë hapur Brukselit se: ju keni fuqi të na mbani të ndarë ne 6 shtete edhe shumë vite, por ne e dim se pse po e bëni këtë dhe se ju mund ta shtyni edhe për një kohë bashkimin e kombit shqiptar brenda një shteti, por këtë nuk do ta arrini ta bëni përgjithmonë.

– Ajo si Presidente e Kosovës do të duhej të thotë hapur Brukselit se: forcat e NATO-s, OSCE dhe administrata e OKB si edhe EULEX-i e kanë pas dhe e kanë vendin në Greqi, Serbi, Maqedoni e Mal të ZI, ku është ushtruar e po ushtrohet terror shtetëror ndaj shqiptarëve, e jo në krahinat shqiptare në Ballkan, sepse shqiptarët ishin viktima te agresorëve sllav e jo anasjelltas.

– Andaj ajo duhet të ju thotë se NATO do të duhej të shkonte atje t’i çarmatos ushtritë agresore greke, serbe, maqedone e malazeze e jo të shtrihet vetëm në hapësirën shqiptare dhe të çarmatos vetëm UÇK-në e të e shkatërrojë vetëm armatimin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Ajo duhet të ju thotë se KFOR-i duhet t’i çarmatos bandat kriminale çetnike të Serbisë nga armatimi i rënd në veri të Mitrovicës me të cilin po sulmohet edhe vet KFOR-i, e të mos merret me çarmatosjen e dasmorëve që askend pos vetes nuk e rrezikojnë.

– Ajo do të duhej të ju thotë Brukselit se: Kosova kurrë nuk do të integrohet as në NATO dhe as në BE pa e marr pëlqimin e popullit në referendum dhe para se të integrohet me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë. Kosova vetëm me Shqipërinë bashkë mund të hyjë vetëm në ato aleanca ndërkombëtare kur plotësisht respektohet sovraniteti i kombit shqiptar. Kosova më kurrë bashkë me Serbin as në BE e as në NATO dhe as në parajsë! Kombi Shqiptar kurrë nuk do të hyjë në asnjë aleancë ku janë anëtare Serbia dhe Rusia! Kombi Shqiptar kurrë as nuk do t’i harrojë ato që i ka bë Serbia, as nuk do t’ia fal krimet e dhunimet serbe, as kurrë nuk do të pajtohet me Serbinë.

– Ajo do të duhej të ju thoshte hapur se ne shqiptarët e dim se do ta pësonim fatin e Çeçenisë po të mos ishin miqtë tan anglo-amerikanë dhe aleatët e tyre besnik në Evropë, që janë edhe miqtë tanë.

– Ajo duhet të ju thotë atyre se ju keni fuqi dhe mund të na sundoni, por se ju nuk keni fuqi të na mashtroni asnjë herë. As drejtpërsëdrejti dhe as përmes marionetave tuja të korruptuara!

 

shkruan: Besnik Prishtina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu