A e dinte Çun Lajçi në çfarë filmi politik serb po luante?! (Video)

0
322

Cun Lajqi

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sonte në Zveçan se “nuk ka vend më të mirë se Kosova që të tregohet fabula që e ka filmi ‘Enklava’” i autorit Goran Radovanoviq.

Gjuriq para premierës së këtij filmi, ka thënë se nuk ka mesazh më të rëndësishëm dhe më të bukur – “kujdesi për njerëzit tanë nga kontakti i drejtpërdrejt dhe se nuk ka vend më të mirë që të shfaqet tregimi i ‘Enklavës’ sesa Kosova e Metohija serbe, duke dërguar mesazh universal që vlen edhe për vendet tjera të ngjashme në botë”, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se këtë vit janë hapur dyert për distribuimin e filmave në territorin e Kosovës dhe se për herë të para pas një dekadë në tërë Kosovën do të shfaqen filmat që shfaqen në festivale të mëdha.

Regjisori dhe skenaristi i filmit “Enklava” Goran Radovanoviq ka deklaruar sonte se ky film ka lindur derisa ai qëndronte në Kubë, “10000 km larg Serbisë, zemër pastër dhe nga largësia”, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se “Kosova është temë e madhe dhe kolektive e popullit serb dhe se vet jeta në Kosova është dramë e madhe për njerëzit që kanë liri të kufizuar të lëvizjes”.

Filmi është ftuar në disa festivale, ka thënë Radovanoviq dhe ka shtuar se nuk kërkon vend më të mirë për startin e tij.

Në këtë film luan edhe aktori kosovar, Çun Lajçi. Ai e luan rolin e një shqiptari. Por a e ka ditur Lajçi paraprakisht se filmi është i financuar nga Qeveria e Serbisë dhe shqiptarët i shfaq siç është më se keqi – siç din t’i shfaq për keq shteti serb.

Enklava serbe

Fabula

Në këtë film protagonist kryesor është Nenadi, një fëmijë serb që sipas skenarit detyrohet të dalë përtej enklavës së tij serbe për të bërë shokë fëmijët shqiptarë në mënyrë që të varrosë gjyshin e tij.
Dalja nga enklava serbe e përshkruar si e krishterë është një mision shumë i vështirë në filmin “Enklava” të regjisorit serb, Goran Radovanoviq. 10 vjeçar serb me emrin Nenad që jeton në një fshat serb të Kosovës.

Sipas regjisorit ai provon të bëjë të pamundurën, të shtrijë dorën e miqësisë për myslimanët që e rrethojnë enklavën e tij të krishterë.

Ai miqësohet me Bashkimin dhe fëmijë të tjerë, por gjërat vështirësohen kur i vdes gjyshi dhe duhet të varroset në pjesën shqiptare.

Regjistori filmin e tij e paraqet si konflikt shqiptaro-serbi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ItK7okm3Uh8″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu