A i përçau Gani Geci komandantët e Drenicës?!

0
319

Geci

Një kontakt i realizuar mes Gani Gecit dhe njërit nga ish komandantët e UÇK-së në “Grupin e Drenicës”, ka bërë që të akuzuarit në këtë rast të përçahen mes vete.

Burime të indeksonline kanë bërë të ditur se disa nga të akuzuarit janë të bindur se Gani Geci qëndron prapa asaj që ata qe quajnë “montim i akuzave kundër tyre”, dhe si rezultat i kësaj nuk e kanë pritur mirë lajmin se njëri nga të akuzuarit ka pasur kontakt me Gani Gecin, pasi që ky i fundit është paraburgosur si i dyshuar për vrasjen e një ish veterani të UÇK-së të bërë javë më parë në Skenderaj.

Mes Sabit Gecit, njërit prej komandantëve të parë të UÇK-së dhe Gani Gecit ekziston një hasmëri e moçme qysh prej kohës së luftës.

Gani Geci thuhet se e ka vrarë gjatë luftës Abedin Rexhën – Sandokanin. Abedin Rexha, njëri na ish pjesëtarët e parë të UÇK-së ka qenë dhëndëri i Sabit Gecit.

Rivaliteti është thelluar para pak muajsh, kur Gani Geci, vrau Ruzhdi Shaqirin, edhe ky ish pjesëtar i UÇK-së dhe nip i Sabit Gecit.

Hasmëri, deri vonë, Gani Geci ka pasur edhe më ish-komandantin tjetër të UÇK-së Azem Sylën, të cilin e kishte ndjekur për ta vrarë por ngatërresat mes tyre janë ndalur falë një ndërhyrje kanunore të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu