A ishte i vrari, Artan Santo, pronar i ndërtesës 44 katëshe në Prishtinë?

0
287

Ndertesa 44 katshe ne PrNjë kullë 44 katëshe në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës është objekti ku kishte investuar edhe i ndjeri, kreu i Bankës Credins, Artan Santo.

Burime nga Kosova kanë bërë të ditur se, ky është investimi më i madh që po bëhet në kryeqytet, ndërsa besohet se do të jetë godina më e madhe në Kosovë, por dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan.

Burime nga Kosova kanë bërë të ditur për mediat se, përveç investimit në të cilin ishte përfshirë, Santo ishte edhe anëtar bordi i investitorëve të kësaj qendre multifunksionale që ka nisur ndërtimet qe dy vite më parë në Prishtinë.

Ende nuk është sqaruar nëse, Santo kishte investuar si individ apo në emër të institucionit që ai drejtonte, Credins Bank.

Në foto shikoni ndërtesën gjigande që po ndërtohet.

(Marre nga gazeta 77)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu