A po e akuzon Qosja pushtetin me librat që i shkroi në të kaluarën

0
280

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka postuar në Facebook një fragment të një libri ku flet për politikanët mashtrues. Postimin e beri pikërisht në ditën kur pritej marrëveshja ndërmjet Thaçit dhe Mustafës.

Ja postimi i plotë në Facebook:

ËNDRRAT

Robëria e gjatë, shumëshekullore, nën Perandorinë Otomane e, mandej regjimet absolutiste dhe tiranike, të përbëra prej satrapësh që mendojnë se “politika është kurvë, pushteti është pasuri, atdheu është pronë”, kurse populli është lëndë për shpërdorim, e kanë vrarë pavarësinë e mendimit dhe pavarësinë e nismës në shpirtin tonë! Për këtë arsye ne e pranojmë ose në eufori, ose në heshtje edhe sjelljen më shpërfillëse të njerëzve të politikës; për këtë arsye ne vihemi në mënyrë të përkorë edhe në anën e regjimeve shtypëse, edhe në anën e regjimeve mashtruese; për këtë arsye ne nderojmë edhe gjysmanalfabetin, edhe mashtruesin politik; për këtë arsye për të nesërmen politike ne më shumë punojmë duke e ëndërruar atë se duke e ndryshuar të tashmen. Mund të jetë se pasojë e të gjitha këtyre shprehive në jetën tonë, është edhe ëndrra e sotme: ëndrra se pavarësinë e Kosovës do të na e sjellë ndonjë kalorës i huaj ose ndonjë profet i ynë! Harrojmë se ata që duan t‟i sendërtojnë ëndrrat më parë duhet të zgjohen.

Marrë nga libri “Fjalor demokratik”, Prishtinë 1997
Rexhep QOSJA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu