Abazi: Gjykata speciale, dështim i radhës politike

0
227

Abazi

Krijimi i Gjykatës Speciale për krime lufte do të jetë thike me dy teha për Kosovën. Kështu ka vlerësuar analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers”, Haki Abazi duke thënë se është e paqartë së si në fakt është përfshirë në kuadër të kompromiseve duke pas parasysh se kjo gjykate është unike në regjion.

“Gjykata speciale është çështja shumë delikate e cila në formatin që është prezantuar është thikë më dy teha. Në njërën anë është e paqartë së si në fakt është përfshirë në kuadër të kompromiseve dhe së si është pranuar nga Hajredin Kuqi duke pas parasysh se është unike në regjion dhe poashtu po vije në kohën kur është thënë së Kosova po lirohet nga obligimet ndërkombëtare dhe pavarësia e mbikëqyrur ka përfunduar. Nevoja për të pas një gjykatë speciale tregon së në fakt pavarësia e mbikëqyrur po vazhdon dhe ky është një dështim i radhës i politikës”, ka thënë Abazi për “Zërin”.

Abazi më tej ka thënë se fakti që ky obligim ndërkombëtar është marrë pa konsensus të gjerë politik e bënë të vështirë krijimin e saj.

“Në anën tjetër obligimi që është marrë pa koncesus të gjerë politik dhe pa debat publik, e kjo e bën të pamundur që të kalohet lehtë në parlamentin e Kosovës. Ideja se Gjykata Speciale do ta pastroj të kaluarën e Kosovës dhe së nuk e gjykon UÇK është e drejtë por kjo është vetëm teorike dhe në asnjë formë nuk garanton që procesi nuk do të shtrembërohet dhe nuk parandalon që të tjerët sidomos ata që janë kundër pavarësisë të konkludojnë ndryshe dha ta marrin këtë gjë si justifikim për të vonuar vendimin e tyre. Të mirat që dalin nga Gjykata Speciale janë minimale kundrejt anëve negative dhe konsekuencave praktike”, ka shtuar Abazi.

Por sipas opsioni i krijimit të kësaj gjykate nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk është edhe aq i keq si opsion.

“Kërcënimi së Këshilli i Sigurimit mund të kalojë Gjykatën Specialë në fakt nuk është edhe aq i keq duke pas parasysh se Qeveria e Kosovës vazhdon të bashkëjetojë më UNMIK-un  sado që simbolik që është ai mision në praktikë ata janë aty në bazë të rezolutës 1244 dhe vendimi i OKB-së apo Këshillit të Sigurimit për Gjykatën Speciale për Kosovën në fakt do të ishte edhe njohje e Kosovës si shtet i pavarur”, ka përfunduar Abazi.

Nga: Linda Bekteshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu