Adem Demaçi i jep gajret Ramushit: Do të bëhesh Zëvendëskryeministër

0
126

Demaci

Adem Demaçi thotë se arritja e marrëveshjes për koalcion në mes të PDK-së dhe LDK-së, është një gjë e cila sipas tij nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ai ka thënë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e duhur për Kosovën, duke theksuar se ai personalisht e ka parashikuar një koalicion të tillë.

“Po pra unë kam thënë edhe më herët se kështu duhet të ndodhë, që t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për të mirën e vendit”, ka thënë Demaçi.

Mirëpo, ai ka thënë se edhe partia e Haradinajt duhet të jetë pjesë e qeverisë. Ai ka inkurajuar liderin e AAK-së , duke thënë se “nuk do ta lënë jashtë institucioneve”.

“Ka me u gjet një vend edhe për Haradinajn sepse qëllimi është për ti bashkuar të gjithë. Atij duhet të jipet posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm të Kosovës”, ka thënë Demaçi në një bisedë me Inlajm.

Demaçi ka komentuar edhe pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo Lëvizje ka gabuar me strategjinë e fundit, gjë e cila mund të riikuperohet gjatë 4 vjetëve të ardhshme.

“Vetëvendosje nuk diti me u gjet, le të bëhet gati pas 4 vjetëve edhe besoj se do të mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Demaçi për Inlajm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu