Afganistan, kamikazët sulmojnë guvernatorin

0
282

Në Afganistan vazhdon të ketë trazira, këtë herë në shënjestër të sulmit kamikaz ishte shtëpia e guvernatorit të provincës së Parvanit, 50 km në veri të Kabulit. Të paktën 19 persona u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën.

Sulmi që zgjati një orë është marrë përsipër nga talebanët, që sipas analistëve, kanë ndryshuar taktikat duke vënë në shënjestër politikanë që mendohet se janë të mbrojtur mirë.

Burime të policisë dhe shërbimeve sekrete treguan për BBC-në se rezidenca ishte sulmuar nga disa drejtime. Përleshjet e armatosura mes trupave qeveritare dhe militantëve, jo më larg se një metër prej njëri-tjetrit ishin të ashpra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu