Afganistan, vritet këshilltar i presidentit Karzai

0
302

Këshilltari i presidentit afgan Hamid Karzai, dhe një anëtar i Parlamentit afgan, janë vrarë gjatë një sulmi nga persona të armatosur. Këto vrasje ndodhën dje në një lagje në Kabul pranë godinës së legjislativit të vendit.

Njerëz të armatosur, të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e këshilltarit të presidentit. Nga këto përleshje, njëri prej sulmuesve ka mbetur i vdekur. Ndërkohë që trupat afgane të sigurisë u përpoqën të kontrollonin situatën.

Për këto vrasje, talebanët kanë marrë përgjegjësinë. Sulmi vjen vetëm disa ditë pas vrasjes së vëllait të presidentit Karzait, nga një bashkëpunëtor i besuar në qytetin jugor të Kandaharit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu