Ahmeti: Ja çfarë bëmë për 6 muaj

0
163

Shpend AhmetiKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, ku pa paraqitur disa të arriturat e qeverisjes së tij, ka treguar se sivjet do të fillojnë me zbatimin e disa projekteve të parapara si i shumë përfoluri, sigurimi i shujtave për nxënësit e klasave 1-5, investimet në parkingje dhe projekte të tjera.

Ahmeti ka bërë të ditur se sivjet do të fillojë ngrohja me avull nga KEK-u.

Ja lista e Shpendi:

Dje kaluam buxhetin e rishikuar që na mundëson fillimin e disa projekteve të reja si parkingun. Po ashtu sivjet fillojmë edhe me shujta si dhe me investime në ormane në klasat 1 – 5 për të lehtësuar çantat. Po mundohemi që ti bëjmë ndryshimet në ngrohje të shkollave që mos të ketë ngrohje me naftë.

Sivjet përfundon faza e parë e projektit të Termokosit ku nuk do të ngrohemi me naftë por me avull nga KEK. Po ashtu ka filluar reforma e trafikut urban.

Kemi shtuar buxhetin për trajtimin e qeneve endacak dhe në mbledhjen e korrikut do të kemi debat në Kuvend Komunal për këtë. Po ashtu kemi rritur buxhetin për bllokimin e trotuareve për makina.

Nga 12 zotimet e fushatës për 6 muaj janë arritur mbi 30 për qind. Pason raporti i detajshëm i realizimit të premtimeve. Qyteti ynë po bëhet.

Rrethrrotullimi është zhbllokuar dhe tash është lëshuar ne qarkullim. Është zhbllokuar edhe puna në rrethin e Arbërisë dhe do të përfundoj sivjet. Në rrugën Enver Maloku tash po punohet në mënyre aktive.

Vitin tjetër me buxhetin që ne e propozojmë do të bëjmë edhe shumë më shumë. Mbesin shumë sfida por bashkë do ti arrijmë

· Transparenca në arsim, punësimi.

· Ndalja e Ndërtimeve pa leje

· Përfundimi i procesit të legalizimit – tre vite sipas ligjit

· Heqja e taksave administrative për rastet sociale, programe të lirimit nga pagesa për shërbime komunale të grupeve të rrezikuara

· Reformimi i Transportit Publik

Tanimë ka filluar reforma në një bashkëpunim me BERZH në një program mbi 5 milion euro ku ka filluar.

i. vlerësimi teknik dhe ambiental, do të vazhdohet

ii. me planin e mobilitetit që do t’i caktojë linjat e reja,

iii. prokurimi i autobusëve të rinj së bashku me BERZH dhe do të përfundohet me sistemin e integruar të biletave.

· Zonat e parkingut në Prishtinë

Ato do të ndahen në tri zona, zona qendër, zona II dhe zona III. Aplikimi fillon prej zonës qendër. Nga tani fillojmë me bllokimet e trotuareve për parking aty ku është e mundshme.

· Publikimi i raporteve financiare çdo tre muaj

· Prokurimi transparent

· Certifikatat online – për 48 orë në shtëpi

· Queue management system – sistemi i pritjes

· One stop shop, të gjitha në një sportel

· Shërbime të rregullta mjekësore e stomatologjike për qëllime preventive – vizitat sistematike për vitin 2014

· Luftimi i korrupsionit

· Kontratat me kompanitë e pastrimit në shkolla dhe ambulanca

§ Sigurimi i kontratave për të gjithë

§ Pagat në kohë

§ Respektimi i ligjit të punës

§ Për çdo kontratë të re e kemi edhe kushtin e pagës minimale ekuivalente me pagën e të punësuarve në komunë për barazi (momentalisht 240 euro bruto)

· Infrastrukturë

§ Të gjitha investimet tani vetëm me projekte (në vitin 2013, 17 investime pa projekt)

§ Përgjigje për çdo kërkesë

§ Zhbllokimi i punëve te rreth rrotullimi

§ Largimi i kundërmimit nga sheshi

§ Fillimi i të gjitha projekteve kapitale për sivjet

· Bashkëpunimi me qytetet e tjera në rajon dhe më gjerë

· Identifikimi i naftës së dëmshme në shkolla, marrja e të gjitha masave për të larguar e dërguar në prokurori të gjitha materialet

· Largimi i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale sipas ligjit

· Largimi i luksit nga qeverisja dhe reduktimi i shpenzimeve rrjedhëse (karburante, reprezentacion, etj.)

· Pastrimi i deponisë në Lagjen “Arbëri”

· Rregullimi i parkut të qytetit

· Largimi i transportuesve të kufomave nga përballë QKUK dhe rigjelbërimi i asaj pjese

· Marrëveshja me qytetin e Zagrebit për ndihmë në parking, transport publik dhe fusha tjera.

· Marrëveshja me GIZ për përmirësimin e shërbimeve për qytetarë

· Menaxhimi i vërshimit

· Planet rregullative – matjet gjeodezike janë iniciuar për të gjitha në procedurë. Do të bëhen me konkurs jo me çmim më të lirë

· Shujta Falas për klasat e ulëta – fillon në shtator 2014

· Investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve – shtator 2014

· Treg për bujqit vendor që në Prishtinë t’i shesin produktet e tyre pa taksa – shtator/tetor 2014 tregu mobil i prodhimeve vendore 3 herë në javë

· Drejtoria e Bujqësisë nga 1 janari 2015

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu