AK, tubim në kufirin “Shqipëri-Shqipëri” Ditën e Pavarësisë

0
219

TIRANË-Aleanca Kuq e Zi shpalosi planin e aktiviteteve me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë nëpërmjet komisionit organizator, i cili ka përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Ulqini, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Në mëngjes të 28 Nëntorit, Aleanca Kuq e Zi do të zhvillojë një tubim në kufirin “Shqipëri-Shqipëri” të Morinës. Pritet që në këtë ditë të shënuar, me mijëra shqiptarë nga çdo qytet i vendit, të udhëtojnë drejt kufirit të Morinës. Kreshnik Spahiu theksoi se “Aleanca Kuq e Zi ka detyrim moral dhe historik që të plotësojë aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu