Aksidentohen 15 vetura, 17 persona lëndohen

0
303

Prishtinë, 21 dhjetor – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në autostradën Prishtinë – Pejë, në të cilin u përfshinë 15 vetura dhe pësuan 17 njerëz. Në urën e fshatit Henc, si pasojë e akullit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike, 15 vetura u përplasën mes vete dhe për pasojë 17 shoferë e pasagjerë në to pësuan lëndime. Njoftohet për dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e aksidentuara.

Ngjarja ndodhi në orën 18 dhe deri në orën 21 rruga në këtë pjesë u bllokua për komunikacion. Të lënduarit u dërguan në QKUK për trajtim dhe nga atje merret vesh se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Policia doli shpejt në vendin e ngjarjes dhe ndërmori masa që pasojat të mos jenë edhe më të mëdha. Ata ua tërheqin vërejtjen shoferëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes në kushtet aktuale atmosferike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu