“Aktivistët e VV-së u dënuan nga dëshmia e një krimineli”

0
235

Avokati Tomë Gashi ka shpërthyer më shumë se kurrë me akuza ndaj pushtetit, për rastin e dënimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se dëshmitari kryesor në rastin kundër Krasniqit dhe tre aktivistëve të VV-së është një kriminel ordiner.

Sipas Gashit, Heset Ramadani i cili është dëshmitari kryesor në këtë rast, është i dënuar për shumë vepra penale, shkruan Periskopi.

“Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar në Facebook  Tomë Gashi.

Gashi ka folur për të kaluarën kriminale të dëshmitarit, si shënjestër të lehtë për manipulim.

“E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzen kundër aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje! Dëshmia e tij përveç se ka qenë e pabesueshme, kjo dëshmi e ka dërguar në paraburgim edhe  Astrit Deharin, i cili u vra në Qendren e Parburgimit në Prizren”, ka shkruar Gashi.

Gjykata e Apelit e Kosovës neser në seancë duhet të ketë parasysh edhe këtë provë, ka shkruar Gashi.

“Dëshmija e tij kontraverze është përdorur si një prej fakteve të dënimit të Aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje!  Me këtë dëshmi të re të publikuar besoj që Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë do ta identifikoj lehtë manipulimin me këtë dëshmitar hajdut, dhe do të sjellë aktgjykim lirues për të gjithë aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje! të dënuar padrejtësisht”, ka shkruar Gashi.

Më poshtë gjeni edhe letrat e publikuara nga Gashi për dëshmitarin Ramadani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu