Aktori i famshëm shqiptar Praq Rado u kap nga Imigracioni për në rrugë të festivali i filmit të tij, momentalisht në burg

0
245

Praq Rado (i lindur me emrin Prekë Radoina), aktori kryesor i filmit me metrazh të shkurtër, “Dreaming American”, prodhuar nga Barbet Schroeder dhe regjizor Lee Percy ndodhet në këto minuta tek Burgu Federal në Buffalo, New York.Praq kishte marrë trenin për të udhëtuar në New York, si i ftuar nderi tek Festivali i Filmit Prestigjioz në Hamptons. Një agjent federal e kishte ndaluar në tren dhe kërkuar dokumentat dhe tani ndodhet në burg ku pret dëbim nga Amerika. Praq bashkë me regjizorin e nderuar Lee Percy ishin të ftuar nderi në Simpoziumin e fjalës së lirë dhe artit, me 7 Tetor 2012 (2:00pm at The Maidstone Hotel, 207 Man Street, East Hampton, NY 11937). Regjizori Percy do diskutojë situatën.

Filmi Dreaming American është një histori e vërtetë e jetës së Praq Rado si emigrant në Amerikë. Filmi tregon si Praq u arratis nga Shqipëria, pa letra, vetëm me rroba në trup, madje e kanë hedhur dhe nga barka e arratisjes për ta lënë për të vdekur në bregdetin italian. Flitet se opozita e familjes ndaj regjimit famëkeq komunist shkaktoi vrasjen e babait. Më pas, edhe nëna e tij ndërroi jetë, varrimin e së cilës Praq nuk mund ta ndiqte për shkak se nuk kishte dokumentat të kthehej sërish në Amerikë. Një dhimbje që akoma ia ther zemrën edhe sot.

Praq ka 11 vjet që jeton në Amerikë për të jetuar një jetë larg frikës dhe dhunës politike. Me zotësitë e tij preku majat e Hollivudit, ëndërra të cilat tani janë në rrezik me dëbimin e tij.

Në këto momente miqtë e tij dhe avokati po përpiqen që Praq Rado të mos zbohet nga Amerika, për të mos hedhur poshtë një karrierë të suksesshme të një ylli shqiptar që deportoi në Amerikë me forcat dhe sakrificat e veta. Për peticionet dhe masat për t’u angazhuar në lirimin e Praq Rados vizitoni faqen https://www.facebook.com/praqrado ose www.dreamingamerican.com për të marrë informacionet më të fundit.

 

Nga: Dreaming Film Prods LLC dhe Ermira Babamusta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu