Al Zawahiri: Assad, kreu i një bande kriminale

0
341

Egjiptiani Ayman al-Zawahiri, lideri i ri i Al Kaedës, është shfaqur në një video, përmes të cilës e etiketon presidentin sirian, Bashar al-Assad, si kreun e një bande kriminale. “Bashar al-Assad nuk është gjë tjetër veçse kryetari i një bande kriminelësh”, ka thënë Al Zawahiri, pasardhës i Osama bin Laden në krye të organizatës terroriste pas vdekjes së këtij të fundit.

Videoja prej 7 minutash, në të cilën Al Zawahiri shfaqet para një sfondi të zi, është publikuar fillimisht në forumet xhihadiste. Përmes saj, Al Zawahiri fton “popullin e lirë të Sirisë të mos bëhet aleat me kolonialistët e vjetër dhe kryqtarët e rinj. SHBA-të që mbante shpresa tek Bashar al Assadi dhe qeveria e tij, tani ju thonë se janë në anën tuaj, pasi kanë parë tokën të dridhet nga rrufeja e zemërimit dhe kanë humbur aleatët e tyre më besnikë si në Egjipt dhe Tunizi”, u është drejtuar Al Zawahiri manifestuesve sirianë që prej muajsh kanë dalë në protesta kundër regjitmit të Assadit.

“Ju jeni një shembull për të gjithë popujt arabë, ndaj nuk duhet të tërhiqeni para plumbave të ushtrisë. Thuajini Assadit, kryetarit të bandës kriminele, mbrojtësit të Izraelit dhe bashkëpunëtorit të  SHBA-ve në kryqëzatën kundër islamit, se koha e diktaturës së tij ka perënduar”, përfundon kryeterroristi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu