Albert Ajnshtajn, në Shqipëri? Një histori fiktive dhe e shpikur

0
301

alb_8 (1)

Njeriu me  famshëm i shekullit 20-të Albert Ajnshatajn i cili pretendohet që kishte shkelur tokën shqiptare aq me tepër pretendimi për pajisjën me pasaportën shqiptare është një histori e thënë dhe e rithënë me krenari nga gazetarët shqiptarë, madje edhe nga historianët. E gjitha kjo është një histori e shpikur!

Në librin biografik për Ajnshtajnin: “Einstein: His Life and Universe”, autori Walter Isaacson i hedhë poshtë këto pretendime. Në fillim të zhvillimit të Wikipedia, unë isha duke bërë kërkime për librin tim për Albert Ajnshtajn dhe kam vënë re se në Wikipedia mbi  pretendimet se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri në vitin 1935 në mënyrë që Mbreti Zog mund të ndihmojë atë për të shpëtuar nga nazistët duke marrë atje një vizë për në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte krejtësisht e pavërtetë, edhe pse paragrafi përfshinë citime të faqeve shqiptare të internetit jo kredibile, ku kjo histori thuhet me mburrje, informacioni zakonisht është i bazuar në një seri  të dorës së tretë të kujtimeve rreth një tregimi ku xhaxhai i dikujt një herë kishte thënë se një mik i kishte treguar atij këtë histori.

Duke përdorur të dy emrin tim të vërtetë (autorit), dhe në një të trajtë nga Wikipedia, unë fshija këto pohime nga artikulli në Wikipedia,  por ato u rishfaqeshin përsëri. Në faqen e diskutimeve, kam ofruar burime së ku gjendej  Ajnshtajni në të vërtetë  gjatë asaj periudhe kohore në fjalë (Princeton) dhe çfarë pasaporte kishte përdorur (zvicerane). Por personi shqiptarë që e rifuste këtë histori këmbëngulte për këtë pretendim. Lufta për vizitën e Ajnshatajnit në Shqipëri zgjati një javë ku përfundimisht është hequr.

Gjatë kërkimeve të mija edhe në Arkivin personal të Ajnshtajnit (Einstein Archives, Hebrew University of Jerusalem) këto pretendime i hedhin poshtë si të pavërteta dhe qesharake, ku nuk ka asnjë të dhënë për vizitën e Ajnshtajnit në Shqipëri.
Walter Isaacson është president dhe CEO i Institutit Aspen, me bazë në Washington, DC, dhe ka qenë më parë kryetar dhe CEO i CNN dhe redaktor i revistës Time.  Ai është autor i Einstein: His Life and Universe (April 2007), Benjamin Franklin: An American Life (2003), dhe Kissinger: A Biography (1992), dhe bashkë-autor i The Wise Men: Six Friends and the World They Made (1986).
Source: .thedailybeast.com, culturalinstitute/collection/einstein-archive

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu