Albin Kurti: Këta persona duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit

0
382

Ish-kreu i lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti tregon se kush duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit.

Ai në një intervistë në Gazetën Tema ka thënë se nuk do të ndalen në kërkim të drejtësisë dhe se nevojitet një hetim i pavaruru dhe i paanshëm.

“Vdekja e Astrit Deharit është humbje e madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar. Aktivist i palodhshëm, patriot i pa epur e student i shkëlqyeshëm. Ende nuk e kemi marrë veten, nuk e dimë nëse jemi më shumë të tronditur, të pikëlluar apo të zemëruar. Na e kanë goditur shembullin e brezit të ri të Lëvizjes sonë. Kosova është bërë shtet i kapur ku të rinjtë opozitarë që arrestohen padrejtësisht edhe mund të mos dalin të gjallë prej andej. Duket se ky ishte mesazhi i pushtetit. Por ne nuk ndalemi në kërkimin e drejtësisë për Astritin. Nevojitet një hetim i pavarur e i paanshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur edhe emrat e atyre që duhet hetuar për vdekjen e Astrit Deharit.

“Familja e Astrit Deharit, shoqëria civile dhe Lëvizja jonë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe të ministrit të brendshëm, Skënder Hyseni. Dhe, pastaj, edhe të hierarkisë sipas përgjegjësisë: drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, drejtorit të Njësisë Kundër Terrorizëm, Fatos Makolli, drejtorit të përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, redaktorit në RTK, Ridvan Berisha, zëvendësdrejtorit të Njësitit Kundër Terrorizmit, Luan Keka, prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdyrrahim Islami, gjyqtarit të procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, prokurorit, Metush Biraj, Komandantit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi. Të gjithë fajtorët do t’i zbardhte vetëm një hetim i pavarur në të ardhmen”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu