Albin Kurti paralajmëron reforma në Policinë e Kosovës

0
69

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, njëherit pretendent për postin e kryeministrit të Kosovës, ka paralajmëruar reforma në Policinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Rashit Qalaj.

Këto komente Kurti i ka bërë në emisionin “New Bugajski Hour” në RTK.

“Po është e nevojshme një strukturë e re në policinë tonë dhe njerëz të rinj në këto struktura, si dhe veçanërisht më shumë trajnime dhe kapacitete. Mendoj që policia jonë prej institucioneve më të respektuara. Janë mjaft të trajnuar për trajtimin e protestave dhe demonstratave, po ashtu falë nesh. Pra, iu kemi ofruar trajnime të drejtpërdrejta atyre. Por, mendoj se atyre u duhen më shumë trajnime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe pres të bashkëpunojë me ta në këtë drejtim”, ka potencuar Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu