Albin Kurti pëkuiton komandant ‘Shpendin’: Skerdilajd Llagamin

0
83

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Skerdilajd Llagamin, i njohur në luftë si “Shpendi”, me rastin e rënies heroike si dëshmor i kombit, raporton zeri.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se komandant “Shpendi” ishte shpendi i flamurit, që siç ai është shprehur, nuk hoqi dorë nga liria e kombit për asnjë çmim.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e Kurtit:

Sot është shtatëmbëdhjetë vjetori i rënies në betejë të dëshmorit Skerdilajd Llagami, i njohur në luftë si “Shpendi”, apo “Komandant Shpendi”. Skerdilajd Llagami është dëshmor i njëjtësisë së kombit shqiptar. I lindur e i rritur në Tiranë, në moshën 30 vjeçare ai e la punën në forcat speciale të policisë së Shqipërisë, e la edhe familjen që e kishte djalë të vetëm, dhe iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për lirinë e atdheut. Pasi u shqua për trimëri, guxim e disiplinë në Kosovë, ku luftoi kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, ai e vazhdoi angazhimin çlirimtar edhe me UÇPMB-në, e më vonë edhe me UÇK-në në luftën në Maqedoni, ku edhe ra trimërisht në moshën 32 vjeçare, në malësinë e Tetovës.

Ky ishte Shpendi i flamurit, që nuk hoqi dorë nga liria e kombit, për asnjë çmim. Skerdilajd Llagami, dhe dëshmorët e luftëtarët e shumtë nga Shqipëria, trojet në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e nga mërgata, na kujtojnë se, edhe kur shtetet e kufijtë na kanë imponuar ndarjen, ne historinë e kemi bërë së bashku.

E nderojmë kujtimin e Skerdilajd Llagamit, Komandant Shpendit, dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Ideali i tyre u bëftë realitet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu