Albin Kurti tregon planin e tij për bisedimet me Serbinë

0
71

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë është pyetur se çfarë do të bëjë ai nëse ndërkombëtarët do të thërrasin, Hashim Thaçin, në bisedime me Serbinë.

Ai është shprehur se kjo është shkelje e kushtetutës.

“Nëse do të ndodhje kjo, kjo është shkelje e kushtetutës. Është gjykata Kushtetuese që ka vendosur se drejtues i negociatave me Serbinë është kryeministri. Hashim Thaçi do të jetë drejtues i shtetit, por ai nuk do të mund të drejtojë apo bëjë politikën e jashtme. Është problem të bësh marrëveshje me dikë, kur nuk pajtohesh as për faktet.

Ne themi se kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra, Serbia thotë shkije. Ne themi na kanë djegur shtëpitë, Serbia thotë terrorist. Ne themi që na kanë vjedhur fondet bankare, të pensioneve, Serbia thotë prap terrorist”.

Nëse serbët nuk pranojnë të diskutojnë këto gjëra, çfarë ndodh ?

Unë si drejtues do të mbledh spektrin politik në Kosovë dhe do të bëj një listë të kërkesave. Në këtë listë unë do të përfshijë edhe liderët e tjerë të partive opozitare. Serbia para se të jetë e fiksuar pas territori, është shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbinë e pengojnë shqiptarët.

A mendoni se kjo listë i bllokojnë bisedimet ?

Edhe dëshmorët po të çohen nga varret, nuk ja falin borxhet Serbisë, jo më ne që jemi të gjallë. Jam shumë kureshtarë të di se çfarë përgjigje do të japë Serbia. Këtë do ta bëj edhe si shqiptar, si kryeministër. Serbia ka vrarë 160 mijë jo serbë në luftërat e tyre. Nëse 1 serb ka vrarë, 1 mijë kroatë, boshnjakë, apo shqiptarë janë vetëm 160 kriminelë që kanë qenë në burgjet e Serbisë.

Tutje Kurti ka thënë se në Serbi shpejt fillon fushata zgjedhore dhe se kjo do pengoj dialogun.

“Në janar fillon fushata zgjedhore atje. E dimë çfarë deklaratave nacionaliste bëhen në kohë fushatash në atë vend. Me kë do bisedoja unë. Kjo është diçka të cilën nuk e kanë menduar të tjerët kur kërkojnë një përmbyllje të shpejt të dialogut”, shtoi ai.

Kurti gjithashtu tregoi se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë në shtetin që ai drejton.

“Asociacioni ka vdekur. Ai është projekt i Serbisë në Kosovë. Nuk është vullnet i minoritetit serb në vend. 132 mijë serbë i ka Kosova dhe asnjëherë nuk është dëgjuar nga ata ndonjë ankesë për krijimin e Zajednicës. Pse ata nuk kërkuan Asociacion? Kjo për shkak se nuk e duan këtë. Ata duan të drejtat e tyre dhe jo projekte shovinste të Serbisë në Kosovë. Serbia po kërkon të marrë diçka nga vendi ynë”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu