Albini, Blushi dhe Gjykata Kushtetuese

0
90

Dilaver Goxhai

Dy ditë para se Gjykata Kushtetuse e Kosovës do të shpallte vendimin e saj për “Zajednicën” e Thaçit dhe Mustafës, u thirr për ndihmë prej këtyre të dyve edhe z. Ben Blushi, në përforcim të vizitës “pajtuese” të paradoditëshe të kryekuvëndarit të Tiranës, Ilir Meta. Blushi, ndryshe nga Meta, përveç që është një shkrimtar dhe politikan i mirënjohur, është më orator se Meta, pandaj dhe takimin ia përgatitën në sallën më prestigjioze të kulturës në Kosovë, në Bibliotekën Kombëtare, në prezencë të shumë mediave vizive të atjeshme.

Me sa u pa nga fjala e tij, Ben Blushi u përqëndrua (u kufizua) kryesisht tek figura e Albin Kurtit, i cili, duke qenë njeriu-parim, ushtron mbi gjithë opozitën një lloj pushteti si me qenë kryetar i saj. Veprimtaritë e “dhunshme” të Vetëvendosjes, të përkrahura edhe nga partitë e tjera opozitare, Ben Blushit i janë dukur si një lloj shkrepëtime në mot të kthjellët por pa rrufe.

Sa shpejt e harroi z. Blushi faktin që qeveria dhe opozita nuk,luftojnë kurrë me armë të barabarta. Opozita ka vetëm një numur të kufizuar “fishekësh”, njësoj si kryengritësit me qeveritë diktatoriale, pasi opozita gjithmonë ka një numur të kufizuar analistësh dhe, në rastin konkret, asnjë televizion apo gazetë, ndërkohë që qeveria ka me dhjetra televizionë, gazeta e analistë; ajo ka aq shumë formacione të mëdha policore sa ka deputetë e gjithë opozita së bashku; aq më shumë që gjysma e deputetëve të saj janë arrestuar dhe vetë ata pak deputetë që kanë mbetur ende pa u arrestuar të opozitës nuk lejohet të futen as në sallën e parlamentit; ai harron që qeveria ka para dhe mundësi të ftoi për ndihmë edhe mediat e Tiranës, edhe politikanë të saj, ndërkohë që opozita është shpallur prej saj “delja e zezë” e lirisë së Kosovës, dhe vetë Albin Kurti armik e Neron i Kosovës, thënë me gojën e zotërinjve Thaçi e Xh. Haliti.

Si rrjedhojë e këtyre, Ben Blushi e shikon veprimtarinë e VV vetëm si një veprim dhune të një njeriu të vetëm. Duke i mohuar Albinit të qenit politikan, por thjesht një martir, ai nuk e kupton që në vend që ta zvogëloi Albinin politikan, ai e rrit atë, pasi i vesh një fuqi inisiative personale të pashembullt në historinë e deritashme të pluralizmit poltik shqiptar.

Ai ndoshta edhe e kupton këtë gë, por ashtu është porositur nga shpërblyesit që e kanë thirrur në ndihmë; por nuk i falet, për vetë nivelin që ka, të mos e kuptoi dhe të mos e shprehi se e gjithë ajo “dhunë” e VV me në krye Albinin është rezultat i zhvillimeve politike të deriatëhershme të qeverisjes Thaçi-Mustafa. Si rrjedhojë, me fjalën e tij në Prishtinë, Ben Blushi i shndërroi pa e vënë re ato veprime “dhune” të VV në apologji historike, duke e shpallur liderin e saj shpirtëror martir. Kështu që Ben Blushi ra në gabimin e analistëve të ashtuquajtur objektivë, pro Thaçit e Mustafës.

Përkundër retorikës së B Blushit, për fatin e keq të mundimit të tij, në datën 23 Dhjetor, një ditë para Krishtlindjeve që feston dhe Blushi, doli edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila e cilësoi Marrëveshjen mbi “Zajednicën” si veprimtari antikushtetuese dhe antishtetërore, marrëveshje e cila krijoi kushte dhe rrethanat që i dhanë mundësi VV të përdorte “dhunën” dhe kryetari shpirtëror i saj, sipas Blushit, të luaj rolin e heroit, i cili e detyroi edhe Gjykatën Kushtetuese të shprehet si dhe Albini.

Ben Blushi nuk bëri gjë tjetër, veçse kopjoi apologjetët e qeverisë Thaçi-Mustafa, e që personifikoi në mënyrë të çuditshme të gjithë median proqeveritare.

Ndoshta Blushi beson se ne i besojmë se gjoja ai i beson Thaçit e Mustafës. Prandaj, përmes këtij shkrimi dëshiroj t’i them: Leri këto manovra, z. Blushi!

24.12.2015

Nga Dilaver Goxhaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu