Ali Ahmeti dhe ministrat e tij në shkollën e rindërtuar në Vrapçishtë

0
523

Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrat e partisë së tij ishin në promovimin e shkollës së rindërtuar në Negotinë të komunës së Vrapçishtit.

Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi e vlerësoi këtë projekt si investim i dikasterit që drejton dhe qeverisë aktuale.

“Kjo shkollë është pjesë e projektit të Ministrisë për arsim dhe shkencë për rekonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë. Me investimin me vlerë rreth 300.000 euro, shkolla fitoi fasadë të re, kulmin e ri, tërësisht është ndërruar zdrukthëtaria, kurse kati më i epërm, i cili deri tani nuk ishte në funksion, tani është kompletuar dhe i gatshëm për mësim”, deklaroi ministri Ademi.

Sipas tij, investimi i Ministrisë për arsim dhe shkencë, përfshiu edhe ndërtimin e pjesës së posaçëm për vendosjen e kazanit për ngrohje, e njëkohësisht punohej edhe në lidhshmërinë e sallës së shkollës me sistemin për ngrohje.

“Investimi në objektin shkollor, nuk do të thotë vetëm përmirësim i kushteve për punën e arsimtarëve dhe nxënësve, por ky paraqet investim në ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe të përparimit të saj social dhe ekonomik, sepse rinia e edukuar, është faktori bazë dhe kryesor për zhvillimin e vendit. Kjo nuk është shkolla e fundit në të cilën Ministria për arsim ka investuar në rekonstruimin e saj. Gjithkund ku gjatë 50 viteve të fundit nuk është bërë asgjë, përkatësisht nuk është investuar asnjë denarë, ministria gjithmonë do të jetë e gatshme të ndihmojë që të munden të gjithë nxënësit të edukohen sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore”, përkujtoi ministri Ademi gjatë vizitës në Shkollën fillore “Naim Frashri. (INA)

BDI-ia ne vrapqisht

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu