Ali Ahmeti mbi nje periudhë të rendesishme të LPRK-së – LPK-së

0
279

Këto ditë, disa miq të mij nga Kosova ma sollën këtë fotografi shumë mbresëlënëse që më zgjoi kujtime për një periudhë të rëndësishme të veprimtarisë sonë. Kjo foto më ktheu në kohën kur po bënim pregaditjet për mbajtjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të LPRK- në muajt mars-prill të vitit 1989.

Në këtë mbledhje morën pjesë 40 delegat nga të gjitha anët e Kosovës dhe viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi.

I zoti i shtëpisë, plaku mikprites Nezir Zogaj, kishte pregaditur një tavolinë me drunj, dushk mali, me sopatën e tij. Gjithashtu edhe uleset i kishte pregaditur plaku nga drunjtë e prerë.

Delegatët hynin dhe dilnin vetëm natën në këtë shtëpi. Ditën nuk kishte fare lëvizje, asnjë dyshim nuk duhej të shkaktohej, konspiracioni ishte maksimal dhe si i tillë doli sepse gjithëçka u zhvillua me sukses të plotë.

Nga kjo mbledhje doli udhëheqja e parë e LPRK dhe Komiteti i saj Drejtues. Ky ishte pikërisht hapi më i madh drejt organizimit madhor, pas vrasjeve të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha si dhe arrestimeve masive që ishin bërë në atë periudhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu