Ali Ahmeti në Zvicërr pran Bashkatdhetarve

0
341

Shkup, 1 nëntor – Pas shumë pritjeve dhe paralajmrimeve nga mërgimtarët tanë që kryetari i BDI Ali Ahmeti të vizitojë mërgatën shqiptare, ai tashmë ka hartuar një agjendë në disa qytete të Zvicrës për të mbajtur takime të karakterit informativ për zgjedhjet lokale të cilat pritet që të mbahen në vitin 2013 ku në bazë të parashikimeve vota e mërgimtarëve do të vendosë nëse me komunën e Kërçovës do të udhëheqë shqiptar apo maqedonas.

Ahmeti si pjesë të delegacionit që do të udhëtojë në shtetin helvetik ka marrë gati se të gjithë ministrat e BDI-së në kabinetin qeveritar, zv kryeministrin Musa Xhaferri, ministrin e mbrojtjes Fatmir Besimi, atë të pushtetit lokal Nevzat Bejta, shefin e shtabit të BDI dhe ministrin e mjedisit Jetësor Abdylaqim Ademi, kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, zëdhënësin Bujar Osmani, deputetin nga Struga Arben Llabënishti dhe kryetarin e degës së Kërçovës Sheval Ceku.

Takimet do të mbahen në datën 3 nëntor në Zurich, kurse më 4 nëntor në Solloturn dhe Basel. Gjithashtu, ditë më parë nga mërgimtarët kërçovar në Zvicër është themeluar edhe shtabi zgjedhor në të cilin përfshihen përfaqsuesit e të gjitha vendbanimeve të Kërçovës. Shtabi diasporës në Zvicër i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur delegacionin e BDI-së, të kryesuar nga Ali Ahmeti.

Ata në këtë rast janë shprehur të kënaqur për vizitën që do tu bëjë kryetari Ahmeti dhe kanë paralajmëruar pjesëmarrje masovike nëpër tubime. Pas Zvicrës delegacioni i BDI-së do të organizojë tubime edhe në Gjermani, Austri dhe Itali.

Ndryshe, kjo është hera e parë që kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po bën fushatë elektorale në  diasporë, atje ku edhe e nisi përpara 25 viteve të organizonte lëvizjet kryengritëse, që në vitin 2001 të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu