Ali Ahmeti pas 18 viteve pranon se e ka fshirë gjuhën shqipe nga Marrveshja e Ohrit

0
168

Në emisionin Click Plus në Tv21 me gazarin Fatmir Aliu në edicionin e sontshëm mysafit ishte Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke folur rreth ndryshimeve kushtetuese i pyetur nga gazetari për paralajmërimin e Aleancës dhe Besës se do të propozojnë amandamente që kanë të bëjnë me përkufizimin kushtetues ,,20%” ku flitet për gjuhën që e njejta të zavendosohet me ,,gjuhën shqipe”
Ahmeti në përgjigjen e tij për herë të parë pas 18 viteve nxorri në opinjon një fakt që deri tani opinioni nuk e ka ditur, përcjellin Mediat ne Maqedoni.

Ai tha se gjatë visedimeve në Ohër gjatë vitit 2001 në draftë verzionin përfundimtarë të Marrveshjes ka figuruar gjuha shqipe,kombësia Shqiptarë por që për hirë të paqes me pajtimin e Tij personal si udhëheqës politik i UÇK-së kjo është fshirë dhe është zavendësuar me përkufizimin ,,20″ që sipas Ahmetit nuk përbën asnjë problem.

Më tej Ahmeti tha se këto kërkesa në këtë moment e vështërsojnë dhe e pengojnë procesin.
Nga ana tjetër prononcimet e Aleancës dhe Besës sot kanë qenë se do të kërkojnë që në ndryshimet kushtetuese të përfshihen dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët e në veçanti gjuhën shqipe dhe ndryshimin e përkufizimit ,,20%” me shqiptarë ose shqipe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu