Ambasada Amerikane ka një thirrje për Shqiptarët: Shqiponja është në rrezik

0
564

Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes profilit zyrtar në Facebook, u ka bërë një thirrje interesante shqiptarëve.

Kjo Ambasadë ka thënë se shqiponja kryebardhë është simbol i të dy shteteve, Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa ka bërë thirrje që kjo specie të ruhet pasi është duke shkuar drejt zhdukjes në Shqipëri.

“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu