Amir Sopa akuzohet për terrorizëm

0
27

Gjykata Supreme, përmes trupit gjykues të përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe tre gjykatësve vendës dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të shqiptuar kundër Amir Sopa i akuzuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

“Trupi gjykues i Gjykatës Supreme e refuzoi ankesën e paraqitur nga avokati i të pandehurit dhe e vërtetoi vendimin e shkallës së parë. Trupi gjykues bëri një ndryshim të përcaktimit juridik në vendim për të përfshirë pikën e posedimit të paligjshëm të armëve nën pikën e terrorizmit. Amir Sopa është shpallë fajtor nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës dhe atij i është shqiptuar dënimi i rëndë me dhjetë vite e një muaj burgim për dy pika të terrorizmit dhe të posedimit të paligjshëm të armëve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i .

Ndryshe, Sopa është akuzuar për shkrimin e një letre kërcënuese drejtuar ish-kryetarit të Prishtinës në emër të komandantit të Armatës Kombëtare Shqiptare, organizatë terroriste, dhe për hedhjen e një predhe meqë rast e kishte dëmtuar ndërtesën e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, kurse rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu