Androgjeniteti

0
128

Shkruan : Prof. Dr. Lulzim Murtezani

Androgjeniteti është një çështje mjaft komplekse, ku kemi të bëjmë më një deformim në ecurinë e zhvillimit seksual të individit, është një deformim me bazë gjenetike dhe, zakonisht, për të thënë se dikush është androgjen ekzistojnë shumë bestytni ose keqkuptime lidhur me këtë term.
Andro-gen, do të thotë për të përshkruar një personalitet të një njeriu i cili i takon në të njëjtën kohë dy gjinive, pra nëqoftëse flasim për një qenie njerëzore që në të njëjtën kohë ka tipare femërore dhe tipare mashkullore, atëherë jemi shumë afër për të përkufizuar termin Androgjen. Fatkeqësisht për shkak të mungesës së njohurive shkencore, me plot të drejtë Androgjenitetin mund ta quajmë si fenomen. Mungesa e një qasje shkencore ka bërë që interpretimet të jenë të gabuara ndaj këtyre personave. Domethënë të qenit adrogjen nënkupton një sërë gjendjesh të cilat na bëjnë të ditur se personat që posedojnë karaktristikat e tilla janë në një konfuzitet dhe dyotomi, ose janë të përfshirë në një situatë e cila i bën të ndryshëm nga të tjerët.
Tipat androgjenë kanë një konstitucion trupor interesant dhe shenjat e para të te qenurit androgjen vërehen kur fëmija lindë si djalë, si mashkull, por faktikisht tiparet e tij organike janë të botës femërore. Ose mund të ndodhë e kundërta. Këto shenja vërehen që në momentin e lindjes së fëmijes, madje, këto kanë origjinën qysh në zhvillimin e embrionit. Nëqoftëse në jetën e përditshme shikojmë një vajzë e cila sillet në mënyrë mashkullore , stilin e të veshurit e ka të meshkujve , shoqërimin e ka me meshkuj, këtu kemi sinjalet se kemi të bëjmë me një androgjen, ose e kundërta një djalë i cili në pubertet nuk ka zë të trashë dhe në përgjithësi është i orientuar në lodra e në shoqëri me vajza, pra edhe këtu kemi shenja të tilla.
Çdo qelizë e trupit të organizmit normal mashkullor ka dy lloje të kromozomeve, koromozomin X dhe Y. Nëqoftëse tek kromozomi X shfaqen disa mutacione gjenetike, embrioni mashkullor do të mundësojë që për shkak të këtij deformimi, fëmija do të lind djalë por qysh në fillim do të duket si vajzë.
Fëmijët androgjenë nuk e kanë fare problem veten e tyre me identitetin e tyre, por në pubertet vijnë në shprehje problemet, për arsye se në pubertet derisa vajzat tjera shfaqin shenjat e para të menstruacioneve, kurse tek vajzat androgjene nuk shfaqen sjellje të tilla. Një vajzë androgjene asnjëherë nuk do të jetë pjellore, edhe pse tiparet i kanë të vajzës, ndërkaq e njëjta gjë vlen edhe për meshkujt, të cilët janë androgjenë, sigurisht edhe ata do të kenë probleme me komunikimin, por tiparet e tyre do të jenë të jashtme mashkullore dhe organet e brendshme femërore.
Androgjenet ndahen në tri shkallë. Në grupin e parë bëjnë pjesë individët që janë komplet androgjenë, tek individët e grupit të dytë androgjenë, është një medium dhe ata kanë disa tipare të cilat sikurse te meshkujt ashtu edhe te femrat theksohen shumë dhe shkalla e tretë terciare, e cila shumë pak është e vërejtshme tek individët.

Pra, duhet të bëjmë një konstitucion. Androgjen do të thotë të kesh një konstruksion trupor i cili nuk është në përputhje, pra është në kundërshtim me përkatësinë gjinore, që do të thotë se është djalë a faktikisht, si tiparet e jashtme ashtu edhe ato të brendshme janë të botës femërore, ose është femër por me tipare e me konstruksion trupor të një mashkulli.
Gjithmonë ekziston një dilemë në mes të tipave androgjenë apo hermafrodit, por këto që në të kaluarën kanë shkuar si sinonime. Megjithatë ekzistojnë dallime të hermafroditit nga androgjeni. Pra, ka përsëri diçka që bënë të dallojnë nga njëri-tjetri, thënë konkretisht se hermafroditi është i definuar që çdo individ që në të njëjtën kohë posedon organe mashkullore dhe femërore, pavarësisht a është mashkull apo femër, është hermafrodit, ndërkaq te androgjenet kemi shkallë të ndryshme të androgjenëve dhe zakonisht androgjenet qysh herët fillojnë të kërkojnë mënyra se si të intervenohet kirurgjikisht, ndërsa hemafroditët nuk janë të shqetësuar, vazhdojnë komunikimin dhe punët e tjera, duke qenë të aftë për të qënë edhe meshkuj edhe femra, ndërkaq Androgjenet nuk janë të aftë për këtë.
Është interesant se ky term fsheh në vete shumë mistere, shumë çështje që janë enigmatike madje edhe për shkencën, megjithatë falë zbulimeve të shekullit njëzetenjë, tani shumë çështje janë të qarta lidhur me natyrën e androgjenitetit.
Androgjeniteti është diçka që nuk mundet aq lehtë të perceptohet nga të tjerët, sepse ne jemi mësuar t’i kategorizojmë gjërat, të mirë e të këqinj. Në shkollë mësojmë si t’i karakterizojmë përgjigjet: e saktë e pasaktë, ose kategorizimet gjinore, bëjmë kategorinë mashkull e femër, mëgjithatë gjithmonë mes tyre ekziston një diapazon i gjerë, një hapësrië e shumë alternativave dhe një alternativë e tillë është ajo e të qenit në të njëjtën kohë me tipare femërore dhe mashkullore. Pra, kjo është njësoj sikur ai spektri diellor, pra ku nuk kemi vetëm një ngjyrë por kemi shumë nuanca të ngjyrave. Edhe te njerëzit ekziston ky realitet, i cili në fakt do të thotë që të jesh androgjen është të jesh në mes të dy kategorive, mashkull dhe femër, janë pjesë e natyrës dhe natyra nuk bënë diskriminime se kush është më i mençur e kush është më i favorizuar, natyra nuk favorizon, natyra krijon dhe ne si shoqëri si civilizim duhet t’i respektojmë ato që i ka krijuar natyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu