ANEA, masa parandaluese të aktivitetit bërthamor në Siri e Iran

0
249

Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), do të takohet në Vjenë që të marrin një vendim në lidhje me Sirin, e cila dyshohet se po merret me aktivitet bërthamor. Ky takim vjenë si rezultat i presioneve që kanë bërë ndaj këtij Bordi SHBA.

Raporti i fundit i kësaj agjencie ka arritur në përfundim se një zonë siriane e shkatërruar në vitin 2007, gjatë një sulmi izraelit, ka mundësi të ketë qenë një reaktor bërthamor. Siria ka insistuar se ajo zonë ka qenë një vend jo ushtarak.

Në hapje të takimit të sotëm, Drejtori Gjeneral i Agjencisë, Jukia Amano, tha se Siria ka dështuar që të ofrojë bashkëpunim të plotë rreth rastit, megjithëse i është dhënë kohë e mjaftueshme. Çështja e programit bërthamor të Iranit gjithashtu do të jetë në axhendë të këtij takimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu